• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Njoftim nga Spitali i Vushtrrisë lidhur me shpërthimin e zjarrit

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë "Sheikh Zayed", njofton se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar.

Impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes. Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.