• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në ShSKUK po trajtohen 409 pacientë nga Sars- Cov-2

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në repartet e spitaleve e përgjithshme, vazhdojnë të trajtohen pacientë nga Sars-Cov-2.

Nga raportimet e datës 9 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 409 pacientë, 318 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 315 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 171 pacientë 11 prej tyre në gjendje të rënduar 134 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 142 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 81 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 238 pacientë 14 në gjendje të rënduar 184 të konfirmuar pozitivë 173 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 36 pacientë Spitali i Gjakovës, 40 pacientë Spitali i Pejës, 56 pacientë Spitali i Gjilanit, 36 pacientë Spitali i Ferizajt, 34 pacientë Spitali i Mitrovicës, 29 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë