• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK: Shënon ulje të sërishme numri i të spitalizuarve me COVID-19

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore. 659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 92 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë Spitali i Prizrenit, 105 pacientë Spitali i Gjakovës, 59 pacientë Spitali i Pejës, 132 pacientë Spitali i Gjilanit, 65 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë Spitali i Ferizajt, 51 pacientë