SHSKUK është formuar sipas Ligjit për Shëndetësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përderisa Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim nr. 05/148, datë 11.09.2013. Formimi i SHSKUK është e saktësuar në nenin 60 të Ligjit për Shëndetësi. Në paragrafin e parë të këtij neni, theksohet se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës themelohet si institucion autonom dhe i pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike, me seli në Prishtinë. SHSKUK përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 6 Tetor 2017, ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.
Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.
Po ashtu, ministri theksoi se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6 mujor. Përbërja e re e Bordit do të ketë këtë përbërje-
– Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;- Kryesues i zgjedhur
– Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
– Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;
– Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;
– z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë;
– Enver Gashi- Drejtor financiar- ekspert financiar i bordit drejtues; dhe
– Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Bordi Drejtues janë produkte të Ligjit për Shëndetësi (Nr. 04/L-125). SHSKUK-ja është themeluar me hyrjen në fuqi të Statutit të SHSKUK-së me datë 11.11.2013. Vendimi ( Nr.10/168, Datë: 29.01.2014) i Kryeministrit të Republikës së Kosovës e themelon Bordin Drejtues të SHSKUK-së në përbërje prej shtatë anëtarëve: Një anëtar nga QKUK-ja, një anëtar nga QSKUK-ja, një anëtar nga IKSHP-ja, një anëtar nga Spitalet Rajonale të Kosovës, një anëtar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ( Niveli Parësor Shëndetësor ), një anëtar nga MSH-ja, dhe një anëtar që zgjedhet nga konkursi publikë në pozitën e Drejtorit Financiar.
SHSKUK përbëhet nga Institucione Shëndetësore të Nivelit Dytësorë dhe Tretësorë ( Qendra Klinike Universitare, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, Spitali i Përgjithshëm në Gjakove, Spitali i Përgjithshëm në Prizren, Spitali i Përgjithshëm ne Ferizaj, Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri) si Njësi Organizative të SHSKUK-së ) dhe nga Shërbimet Profesionale si Njësi të tij administrative dhe funksionale, në pajtim me Ligjin për Shëndetësi.
Duke pas si qëllim faktin se një Institucion Shëndetësor nuk duhet të jetë vetëm një koleksion i aktiviteteve të faktorëve të thjeshtë, por duhet shikuar nga një pikëpamje më gjithëpërfshirëse, të jetë rezultat i një sistemi të organizuar i cili duhet të bazohet në parime dhe vlera, në këtë sens Bordi Drejtues ka miratuar Rregulloren e Punës të Bordit Drejtues dhe ka si tendence hartimin e rregulloreve të reja në funksion të mbarëvajtjes së punës.
Anëtarët e Bordit Drejtues në vitin 2014
Prof. Dr Isuf Dedushaj – Kryesues. Përfaqësues nga IKSHP-ja. I emëruar si Kryesues në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues. Në nëntor të vitit 2014 ka ofruar dorëheqje nga Bordi.
Dr Sadik Llullaku – Zv. Kryesues. Përfaqësues nga QKUK
Prof. Dr. Metush Disha – Anëtar. Përfaqësues nga QKSUK
Dr Shemsi Veseli – Anëtar. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë
Dr Besim Iliazi – Anëtar. Përfaqësues nga Asociacioni i Komunave
Dr Bleta Domi – Anëtare. Përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme
Z. Myzafer Kalanderi – Anëtar. Drejtor Financiar i BD të SHSKUK i përzgjedhur nga konkursi publikë, ka filluar punën me datë 01.06.2014
Sekretar i Bordit Drejtues: Z.Fahredin Majkovci – i përzgjedhur nga konkursi publik.
Anëtarët e Bordit Drejtues në vitin 2015
Dr Sadik Llullaku – Kryesues. Përfaqësues nga QKUK-ja, i emëruar si Kryesues i Bordit Drejtues në mbledhjen e 5 (pestë), datë: 18.02.2015, të Bordit
Dr Shemsi Veseli – Zv. Kryesues. Përfaqësues nga MSH
Prof.Dr. Metush Disha – Anëtar. Përfaqësues nga QKSUK
Dr Besim Iliazi – Anëtar. Përfaqësues nga Asociacioni i Komunave.
Dr Bleta Domi – Anëtare. Përfaqësues nga Spitalet Regjionale
Fahredin Majkovci – Sekretar i Bordit Drejtues. Nr.kontaktues: 045 253 117
Mr.sci.dr. Basri Sejdiu-
Basri Sejdiu është lindur me 20.07.1962 në Mitrovicë, pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin 1982 regjistron studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Studimet i përfundon më 1988, në vitin 2001 merr titullin specialist i mjekësisë interne, përderisa më 2010 mbron titullin e magjistraturës në shkencat mjekësore.
Në dhjetor të vitit 2017, Bordi Drejtues SHSKUK e cakton UD. Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar I Kosovës.
Në muajin mars 2018, përmes konkursit publik zgjidhet në pozitën e Drejtorit SHSKUK.
Më parë, pra në periudhën kohore 2011 deri 2012 ishte UD. Shef i Repartit të Kardiologjisë Invazive, përderisa në vitin 2016 deri më 2017 ishte drejtor
Ne kuadër te Shërbimit te Infermierisë hyjnë këto specifika të profesionisteve shëndetësor si: Infermiere Përgjithshme, Infermiere Pediatrie, Infermiere Akusherike (Mami), Teknik Laborant, Teknik të Rëntgenit, Fizioterapeut, Teknik të Farmacisë, Mësimdhënëset Klinike dhe Shërbimi i Sterilizimit.
Roli i Infermiereve dhe profesionisteve tjetër shëndetësor në kuadër të QKUK / SHSKUK është: Të ofrojmë shërbime profesionale shëndetësore për te gjithë pacientet njësoj pa dallim etnie, gjinie feje etj. ne përputhje me standarde e cilësisë dhe sigurisë se nivelit dytësor dhe tretësorë.
Sot ne kemi infermiere qe kryejnë shërbime shëndetësore shumë të vështira dhe të ndërlikuara. Ai përkujdeset për higjienën personale, mirëmbajtjen e ambientit, shpërndarjen e medikamenteve dhe ushqimit ne mënyrë
Detyrat e koordinatores:
• Të koordinojë planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe të sigurojë udhëheqje dhe kontroll profesionale të personelit infermierore në tërë sistemin e SHSKUK-së.
• Të hartojë, implementojë dhe monitorojë politikat dhe procedurat infermierie .
• Të vendosë standarde profesionale për përmirësimin e kualitetit të kujdesit infermierik.
• Të planifikojë format më të mira dhe të përshtatshme të kujdesit infermierik në SHSKUK.
• Të planifikojë mënyrat e vlerësimit klinik në fushën e infermierisë , dhe të siguroj pjesëmarrjen e plotë të profilit infermierik gjatë procesit të vlerësimit multidiciplinorë.
• Të përpilojë një program vjetor për trajnimin e infermierëve nëpër klinika të SSHUK-së.
• Të marrë pjesë në planifikimin strategjik mbi format e shërbimeve si dhe numrin dhe profilin e personelit që do të punojë në shërbimet shëndetësore në përputhje me strukturën dhe nevojat shëndetësore të popullatës.
• Të jap kontributin në hartimin e planit të biznesit të SHSKUK-së.\
• Të ofrojë këshilla profesionale për Drejtorin e Përgjithshëm te SHSKUK, lidhur me çështjet e infermierisë.
• Të ndihmojë në zhvillimin e aftësive menaxhuese të kryeinfermiereve të klinikave të SSHUK-së, duke i inkuadruar ata/ato në procesin e vendimmarrjes dhe zgjidhjes së problemeve duke caktuar objektiva të qarta dhe të kuptueshme.
• Të asistojë në zgjedhjen e problemeve të personelit infermierik, duke zbatuar standardet dhe procedurat ligjore ne fuqi.
• Të asistojë në politika e procedura të rekrutimit për postet e infermierisë. Të bashkëpunoi me Drejtorin e Përgjithshëm, në hartimin e të gjitha planprogrameve për infermieri.
• Të ofrojë këshilla për Drejtorin e Përgjithshëm, lidhur me kërkesat për trajnimin dhe zhvillimin të të gjithë infermierëve në SHSKUK.
• Të punojë gjithnjë sipas standardeve të punës profesionale në përputhje me Kodin e Mirësjelljes dhe Shoqatës Infermierike të Kosovës.
• Të sigurojë krijimin dhe funksionimin e sistemit për monitorimin dhe ruajtjen e nivelit të standardeve profesionale.
• Të jetë e njohur rreth zhvillimeve dhe politikave më të reja kombëtare dhe Evropiane mbi infermierinë, dhe të siguri që këto të reflektohen në SHSKUK.
• Të ruaj kofidencialitet të plotë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me pacientin apo punën e SHSKUK-së, përveç në raste kur kjo është e autorizuar me shkrim, në përputhje me politikën e SHSKUK-së.
• Të këshillojë infermierët e rijnë që të bëjnë regjistrimin, pranë Bordit për regjistrim dhe licencim në kohë të duhur.
• Të veprojë gjithnjë në një mënyrë të tillë që do të kontribuonte në avancimin e marrëdhënieve pacient- infermier.
• Të participojë në aktivitetet për zhvillimin e vazhdueshëm profesional, me qëllim të freskimit dhe të avancimit të njohurive dhe standardeve në infermieri.
• Të kontrollojë punën e infermierëve nëpër të gjitha SHSKUK-së duke mbajtur takime të rregullta me Drejtor te shërbimit të infermierisë dhe kryeinfermiere te klinikave, por edhe duke vizituar klinikat sa herë që e shef të arsyeshme
Lirije Beqiri, MA e infermierisë- Koordinatore nacionale e infermierisë SHSKUK
NJAB në SHSKUK është themeluar duke u bazuar në Ligjin e auditimit të brendshëm Nr. 03/L-128 dhe Udhëzimin Administrativ Nr.23/2009 për Themelimin dhe Funksionimin e Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së me vendimin Nr. 37/2015 të datës 09.03.2015 ka themeluar NJAB për SHSKUK.
Auditimi i brendshëm” është një aktivitet i pavarur për të ofruar siguri objektive dhe një aktivitet këshillues, i dizajnuar për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar veprimet e organizatës. Ky ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave, duke nxitur një qasje sistematike dhe të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit në menaxhimin e rrezikut, kontrolleve dhe proceseve të qeverisjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë të Auditimit të Brendshëm janë:
• Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në SHSKUK në bazë të palnit vjetor dhe strategjik të aprovuar nga Bordi Drejtues të SHSKUK-së.
• Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;
• Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të brendshëm të SHSKUK-së;
• Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të SHSKUK-së dhe të ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;
• Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të SHSKUK-së;
• Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
• Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në aspektin operativ raporton tek Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ndërsa në aspektin administrativ tek Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së.
Kontakt: 038500600-3511
Roli i Shërbimit Farmaceutik -QKUK/SHSKUK
Planifikimi, procedimi i kërkesave, administrimi, menaxhimi dhe përcaktimi i prioriteteve të furnizimit me produkte medicinale dhe material medicinal të Listës Esenciale dhe jashtë LE, të nevojshëm për kryerjen e të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët që trajtohen në Klinikat-repartet e QKUK/SHSKUK-së.
Shqyrtimi i planifikimeve nga ISH-të tjera nën varësi të SHSKUK-së dhe koordinimi i të gjitha punëve. aktiviteteve, detyrave dhe përgjegjësive të të gjitha sektorëve/njësive farmaceutike në kuadër të SHSKUK-së.
Miratimi i kërkesave konform Planit të Veprimit dhe bashkëpunimi i ndërsjell me të gjitha njësitë e sektorit farmaceutik të niveleve të Kujdesit Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor të ShSKUK-së për përdorim racional të barnave, si dhe shërbime farmaceutike cilësore e eciçente
Kordinatore Nacionale për Farmaci dhe çështjet Farmaceutike-QKUK/SHSKUK: Arijeta (Nijazi) STANOVCI
Farmacistët Përgjegjës të sektorëve të Barnatores Qendrore dhe barnatoreve klinike, QKUK/SHSKUK
Besa Ramnabaja
Erblin Elezi
Fatbardha Rexhaj
Gëzime Pllana
Krenare Shehu
Kujtim Parduzi
Mëgime Mehmeti
Njomza Zhitija
Qëndrim Dakaj
Sulote Aliu
Visar Emini
Farmacist në Barnatore Qendrore dhe barnatore klinike të QKUK-së:
Agon Shala
Besnik Stavileci
Elvane Skenderi-Demiri
Enkelejda Gjonbalaj
Kaltrina Vokshi
Shpetim Fazliu
Shqipe Fetahu
Vlora Mehmeti
Kryeteknik i Barnatores Qendrore:Faik Berisha
Zyrtare për SMSF/SISH dhe për pranim të produkteve farmaceutike-mjekësore:Ardelina Delijaj
Zyrtar i SMSF (program Intern&SISH) dhe pranimit të produkteve farmaceutike-mjekësore:Arben Jashari
Zyrtare e pranimit të produkteve farmaceutike-mjekësore:Arijeta Gërxhaliu-Uka
Ud. Kontabilist:MA .Jur.dip. Agron Gashi
Administrator:Ecc.dip.Naser Musliu
Teknikët e Farmacisë: Besarta Sinani, Besarta Thaçi, Bukurije Uka, Fidane Gërguri, Lejla Llumnica, Lushe Buzhala, Merita Haziri, Mirlinda Maliqi, Muhamet Tërmkolli, Njomza Mustafa, Olivera Sharku, Sabrije Shala, Samire Kuçi, Sevdije Manaj, Sheribane Alihajdari, Sheribane Latifi, Shkurta Hyseni, Shqiponja Morina, Shukrije Tmava, Vlora Mustafa, Xhevahire Agushi
Barnatorja Qendrore e QKUK/SHSKUK është barnatore-respektivisht depo qarkullues farmaceutik, e cila aktualisht përmes Sektorëve në përbërjen e saj dhe Barnatoreve Klinike që funksionojnë në kuadër të saj, bën furnizimin e të gjitha Klinikave, Shërbimeve dhe Instituteve Paraklinike të QKUK-së me Produkte Farmaceutike-Barna dhe Material mjekësor-shpenzues të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Barnatorja Qendrore (BQ) përbëhet nga gjashtë sektorë: Sektori i Produkteve farmaceutike- Barnave Sektori Narkotikëve, Anestetikëve, terapisë specifike dhe Citostatikëve Sektori i Materialit medicinal-shpenzues Sektori i penjve kirurgjik të LE dhe produkteve e materialeve jashtë LE Laboratori Galen me dezinfektuesit Sektori i perfuzioneve (infuzioneve) Poashtu, përveç gjashtë sektorëve, BQ funksionon edhe me nëntë Barnatore Klinike (BKl.) në kuadër të klinikave të QKUK-së (pritet të funksionalizohet BKl për KAMI dhe Sh.Emergjent me VENDIM të Bordit drejtues të SHSKUK-së):
***BKl.Pediatri-furnizon Klinikën e Pediatrisë me Emergjencë pediatrike ***BKl.Pulmologji/Dermatologji-furnizon Klinikat e Pulmologjisë dhe Dermatovenerologjisë ***BKl.Onkologji-që furnizon klinikën e Onkologjisë me Citostatikë,barna material mjekësor ***B. e Klinikave të Sëmundjeve të Brendshme-furnizon Klinikat: Kardiologji,Reumatologji, Gastroenterologji, Endokrinologji, Nefrologji (HD) dhe Hematologji ***B. e Klinikave Kirurgjike- furnizon Klinikat:Kirurgji abdominale, Kirurgji Vaskulare, Kirurgji Torakale, Urologji, Neurokirurgji, Kirurgji Plastike, K.Maksillofaciale dhe Kardiokirurgji. ***BKl.Ortopedi- furnizon Klinikën e Ortopedisë dhe Mjeksinë fizikale me rehabilitim ***BKl.ORL/Oftalmo-furnizon Klinikat: Otorinolaringologji dhe Oftalmologji ***BKl.Neuro/Psikiatri furnizon Klinikat: Neurologji, Psikiatri dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike ***BKl. Infektive-furnizon Klinikën Infektive dhe sëmundjeve ngjitëse
Barnatorja Qendrore është njësi-shërbim shëndetësor ku përveç furnizimeve të rregullta që bëhen me Barna dhe Material mjekësor në Klinika/Shërbime/reparte të QKUK-së, ofrohen edhe këshilla dhe informacione profesionale nga farmacistët të cilët përgatisin edhe Fletëudhëzues dhe raporte të detajuara mbi barnat.
Shërbimit Farmaceutik është njësi Shëndetësore organizative e QKUK/SHSKUK, ku ofrohen shërbime Farmaceutike dhe Profesionale si dhe bëhet furnizimi, ruajtja, përgatitja, dhënia e barit dhe informacionit për përdorimin e tij si dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor, në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi
Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik furnizon të gjitha Barnatoret e Klinikave në kuadër të saj sikurse dhe Institutet paraklinike, Klinikën Emergjente, Kl e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv Qendror, Kl. e Biokimisë Mjekësore si dhe Kl.Obstetrike-Gjinekologjike me Barna dhe Material medicinal-shpenzues, çka tregon se është një nga shtyllat më të rëndësishme organizative të QKUK-së respektivisht ShSKUK-së.
Kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE bëhen sipas planifikimit (Planit të Veprimit) e cila përfundimisht përpilohet nga anëtarët e komisionit për planifikim respektivisht Grupi punues, të përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së. Në BQ të QKUK/SHSKUK-së gjithashtu aprovohen kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE e të gjitha niveleve të kujdesit dytësor dhe tretësor të SHSKUK-së konform Planit të Veprimit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së. Kërkesat për blerje të rregulltë apo emergjente bëhen nga përgjegjësit e sektorëve përkatës në BQ të QKUK-së, përgjegjësit e ShPSHM-ve dhe shefat e barnatoreve spitalore të cilat aprovohen nga Koordinatorja për Farmaci dhe firmosen nga DP i ShSKUK-së. Kërkesat pastaj (pas miratimit nga menaxhmnti i ShSKUK-së) procedohen më tutje në FSSH-MSh për realizimin e tyre dhe furnizmin e ISh-ve në kuadër të ShSKUK-së. Tërheqja e barnave /materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore realizohet nga: Barnatoret e Klinikave, Repartet/Klinikat sipas orarit të caktuar (një herë në javë) apo në çdo kohë në rastet urgjente (oraret e furnizimit janë përpiluar në sektorët e BQ-së dhe në të gjitha Barnatoret Klinike). Materialet dhe produktet specifike të dedikuara vetëm për një shërbim të caktuar, p.sh ai për Hemodializë, Kardiologji invazive, Aritmologji,Onkologji, Biokimi mjekësore, Institute paraklinike dhe Mjekësi nukleare, ditën që liferohen në BQ menjëherë i dorëzohen shërbimit përkatës përmes tre anëtarëve profesionist të lëmisë së klinikës/shërbimit përkatës. Tërheqja e barnave dhe materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore bëhet me kërkesë nga Kryeinfermieri-ja e Repartit, Klinikës apo Pëgjegjësi i Barnatores Klinike. Përgjegjësi i Sektorit i merr kërkesat e dorëzuara nga Barnatoret e Klinikave,Repartet apo Klinikat, i verifikon i analizon stoqet,cakton sasinë që mund të japë dhe ia përcjell Teknikëve të Farmacisë për t`i përgatitur. Pas përgatitjes kërkesat kontrollohen nga Përgjegjësi i Sektorit-farmacisti dhe i firmosin bashkë me Teknikun e Farmacisë që i ka përgatitur. Shpenzimet e çdo klinike për barna, material medicinal-shpenzues dhe citostatik për çdo muaj dorëzohen nga Kryeinfermieri/ja e Klinikës apo përgjegjësi i barnatores klinike në Barnatoren Qendrore në fillim të muajit pasardhës.Këto përmblidhen në një raport të vetëm për tu dorëzuar Shefes së BQ-së/Koordinatore për çështje Farmaceutike.
Tani përpilohen raporte mujore obligative nga të gjithë njësitë duke filluar nga Barnatorja Qendrore e barnatoret klinike, Barnatoret spitalore dhe të gjitha klinikat/repartet pa përjashtim, të cilat furnizohen me barna dhe materiale mjekësore; Raportet e barazimeve të gjendjes së stoqeve ku përfshihen: salldo fillestare e muajit, furnizimet gjatë muajit (hyrjet), distribuimi/administrimi (daljet-shpënzueshmëritë mujore) si dhe stoku momental për të gjitha produktet farmaceutike-mjekësore me të cilat disponojnë.
Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik ne QKUK ka një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha shërbimet që ofrojnë furnizim me barna në kuadër të ShSKUK-së, në veçanti me Barnatoret e Spitaleve të Përgjithshme: Gjakovë, Prizren, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Vushtrri, respektivisht me udhëheqësit e këtyre barnatoreve.
Shefat/farmacistë përgjegjës në Barnatoret Spitalore: Hilmi Shala- Shef i Barnatores në SP-Gjakovë Muharrem Rama- Shef i Barnatores në SP-Prizren Enver Rexha- Shef i Barnatores në SP-Gjilan Xhevat Sejdiu- Shef i Barnatores në SP-Pejë Hajriz Tahiri – Shef në Barnatoren e SP-Ferizaj Vahide Pervetica – Shefe në Barnatoren e SP-Mitrovicë Ekrem Saraçi – Shef i Barnatores në SP-Vushtrri Skender Radoniqi – farmacist/specialist në barnatoren e SP të Pejës Venera Zahiti – farmaciet përgjegjëse në Barnaoren e SP të Mitrovicës
Vlen të ceket se Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik QKUK/SHSKUK poashtu koordinon dhe ofron ndihmë lidhur me çështjet farmaceutike –mjekësore edhe me institucionet tjera- njësi organizative të ShSKUK-së: Shërbimet Profesionale të Shëndetit Mendor (shtatët shërbime:QShM/ShIB) dhe Qendra Integrimit e Rehabilitimit të Sëmurëve Kronik Psikiatrik (QIRSKP), Qendra Klinike Stomatologjike Universitare (QKSUK), Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës dhe ajo e Mjekësisë Sportive-Gjakovë (QKMP dhe QKMS)
Në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit-Operimit stoqet e produkteve farmaceutike në dispozicion këmbehen mes ISh-ve të SHSKUK-së në situauatat emergjente (mungesash) si dhe kur ka stoqe të mjaftueshme në mënyrë që të evitohet skadenca
Bashkëpunimi i ndërsjellë mes Barnatores Qendrore të QKUK-së dhe Barnatoreve Spitalore të Spitaleve të Përgjithshme për këmbim të informacioneve lidhur me Stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atyre me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë, kanë krijuar alternativa të shfryrtëzueshmërisë së produkteve farmaceutike-mjekësore në drejtim të Përdorimit Racional të barnave në të gjitha institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në ShSKUK