Spitali i Përgjithshëm “”Dr.Sami Haxhibeqiri””-Mitrovicë ka filluar punën në vitin 1950 dhe fillimisht ka qenë i njohur si Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë Themeluesi i Spitalit të Përgjithshëm –Mitrovicë është Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Emri i institucionit shëndetësor është:Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”-Mitrovicë Mbeshtetur në Ligjin për shendetsi të Republikes të Kosovës (Ligji Nr.04/L-125) nenit 17,alinea 3,pika 3.1
Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë ka statusin e Spitalit të Përgjithshëm si institucion publik për nivelin dytësor të kujdesit shëndetësor. Mbështetur në Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univerzitar të Kosovës /miratuar me vendimin Nr.05/148 te 11.09.2013/neni 6, alinea 1,pika 1.7. Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë është pjesë përbërëse dhe Njësi Organizative e SHSKUK-Prishtinë.
Kontakti:
UD. Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit
Dr. Enis Istrefi, specialist i neurologjisë
enisiistrefi@gmail.com
Drejtori Operativ : mr.sci.ixhmet_rexhepi@spitali-mitrovice.com
Drejtori Mjeksor : dr.zahir_musa@spitali-mitrovice.com
Drejtoresha Infermjeris : rukije_merovci@spitali-mitrovice.com
Kryetar i këshillit Profesional :
dr.rrahim_merovci@spitali-mitrovice.com
Asistenja Administrative e Drejtorisë Ekzekutive :
as.adm.lirije_bajraktari@spitali-mitrovice.com
Pergjegjesi i webit,Teknologjis informative :
arbnor-bajraktari@spitali-mitrovice.com
Telefon: +386 49 736 173
E-Mail: info@spitali-mitrovice.com
për më tepër vizitoni;
www. spitali-mitrovice.com
Thuhet se bërthama e parë shëndetësore në Komunën e Pejës daton nga viti 1920.
Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur KULLA E BEGUT. Ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të
pacientëve me patologji të ndryshme.
Në vitin 1944 vie mjeku i parë kirurg nga Shqipëria i cili ofron ndihmën mjekësore në kushte të rënda të pasluftës.
Në vitin 1947 lëshohet në punë pas renovimit ndërtesa e lëshuar nga forcat ushtarake italiane e cila ndërtesë ka shërbyer si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.
Në afërsi të ish Entit higjienik kanë qenë dy ndërtesa një katëshe përdhese disa
dhomëshe, njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për
sëmundje të lekurës. Kuadri vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficit kështu që kuadri i ardhur nga regjionet për rreth si nga Shkupi e të tjera ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lëmi të ndryshme.
Në kompleksin e shëndetësisë pejane ka funksionuar me dekada Spitali per shërimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive ALI KELMENDI i cili ka dhënë kontribut të madh në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëm nga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacient nga tërë Kosova pasi ka ushtruar funksionin e sonatoriumit.
Kontakti: +381 39 43 13 15
Për më shumë informata vizitoni
www.spitalipeje.com
Spitali Rajonal është i vetmi Spital i përgjithshëm i nivelit sekondar në Prizren dhe është i vendosur ne pjesën jugore të qytetit , në rrugën Shehë Emini , pa numër.Filloi punën në vitin 1930 dhe ka një traditë të pandërprerë deri me tani.Spitali Regjional i Prizrenit momentalisht ka 517 shtretër me 759 punëtor dhe i shërben një popullate me një numër të përafërt prej
500.000 banorëve që i mbulon gjashtë komunat: Dragash, Rahovec, Malishev, Suharek, Mamushë dhe Prizren.Spitali përbëhet prej 5 departamenteve mjekësore dhe një jomjekësorë të cilët ne veh’te kanë 26 reparte dhe shërbime të ndryshme mjekësore.
Kompleksi spitalor përbëhet prej 7 objekteve spitalore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 m² ku janë të vendosur repartet dhe shërbimet mjekësore dhe prej 2 objekteve përcjellëse në një sipërfaqe prej 1.200 m² ku janë të vendosura shërbimet përcjellëse/lavatorja dhe ngrohtorja.
Spitali i Prizrenit ofron këto shërbime :
1. Departamenti për Nena e fëmijë
1.1-Pediatria
1.2-Gjinekologjia
1.3-Akusheria me maternitetit dhe
1.4-Neonatologjia
2. Departamenti i degëve kirurgjike
2.1-Kirurgjia e përgjithshme
2.2-Urologjia
2.3-Ortopedia
2.4-Orl
2.5- ftamologjia
3. Departamenti i degëve internistike
3.1-Interna e përgjithshme
3.2-Njësia koronare
3.3-Shërbimi Dializës
3.4-Neurologjia
3.5-Pneumoftiziologjia me disp.antituberkulare
3.6-Infektive
3.7-Dermatologjia
4. Departamenti i psikiatrisë
4.1-Psikatria e pergjithshme
4.2-Kujdesi intensive me psikiatrine forensike
5. Departamenti i Emergjencës me anestesion
5.1-Emergjenca
5.2-Anestezioni me reanimacion
5.3-Kujdesi intensive qendrore
6. Departamenti I Diagnostifikimit
6.1-Laboratori biokimik me mikrobiologji
6.2-Transfuzioni gjakut
6.3-Fiziatria
6.4-Farmacia Qendrore
6.5-Radiologjia
6.6-Patologjia me mjekësinë ligjore
9.4-Bioinxhinjeret
Spitali Rajonal është i vetmi Spital i përgjithshëm i nivelit sekondar në Prizren dhe është i vendosur ne pjesën jugore të qytetit , në rrugën Shehë Emini , pa numër. Filloi punën në vitin 1930 dhe ka një traditë të pandërprerë deri me tani. Spitali Regjional i Prizrenit momentalisht ka 517 shtretër me 759 punëtor dhe i shërben një popullate me një numër të përafërt prej
500.000 banorëve që i mbulon gjashtë komunat: Dragash, Rahovec, Malishev, Suharek, Mamushë dhe Prizren. Spitali përbëhet prej 5 departamenteve mjekësore dhe një jo mjekësorë të cilët kanë 26 reparte dhe shërbime të ndryshme mjekësore.
Kompleksi spitalor përbëhet prej 7 objekteve spitalore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 m² ku janë të vendosur repartet dhe shërbimet mjekësore dhe prej 2 objekteve përcjellëse në një sipërfaqe prej 1.200 m² ku janë të vendosura shërbimet përcjellëse/lavatorja dhe ngrohtorja.
Drejtori ekzkeutiv – Dr. AFRIM AVDAJ Kirurg-Endoskopist
Drejtori mjekësor- Dr.Lumnije Hoxha,oftamologe
Drejtori operatives- Qazim Gashi,jurist
Drejtori infermierisë- u.d.Shyqri Hasani<
<
tel : +381 29222222
http://www.spitali-prizren.com/Fillimi.aspx
Mjekësia institucionale në Gjakovë filloi menjëherë pas Luftës së dytë Botërore, respektivisht në vitet 1945-46. Puna filloi në një Ordinancë të improvizuar në shtëpi private, me një mjek të praktikës së përgjithshme të ardhur nga jashtë. Shërimi hospitalor gjithashtu filloi në këto vite. Me kalimin e viteve, fillojnë të ndërtohen objekte të reja, të blehen paisje të reja si dhe kompletimi me kuadro – mjekë specialistë të lëmive të ndryshme. Me hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, mjekësia e qytetit të Gjakovës filloi të kompletohet me mjekë dhe më pas me hapjen e shkallës së tretë edhe me specialistë nga ky fakultet.
Promovimi i Spitalit Rajonal si model i një qendre referente rajonale me menaxhment, shërbime shëndetësore kualitative dhe multidisiplinare, me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standarteve dhe përvojave europiane.
MISIONI
Ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve menaxhuese, profesionale dhe teknologjisë mjekësore për shërbime shëndetësore kualitative dhe me llojlloshmëri duke integruar konceptin e qasjes multidisiplinare dhe konziljare me profilizimin dhe fokusimin e shërbimeve shëndetësore me qëllim të rrumbullaksimit të procesit të trajtimit të pacinetëve me një kualitet të lartë nga diagnostifikimi, trajtimi dhe rehabilitimit i pacientit.
OBJEKTIVAT
Objektivi 1: Fillim i shëndetshëm i jetës
Objektivi 2: Përmirësimi i shëndetit të të rinjve
Objektivi 3: Përmirësimi i statusit të shëndetit mendor
Objektivi 4: Status i përmirësuar i shëndetësisë – Morbiditet dhe mortalitet më të ulët
Objektivi 5: Ngritja e potencialit profesional njerëzor
Objektivi 6: Përmirësimi i efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit shëndetësor qeveritar
-Përcaktimi i objektivave kryesore determinues në planin afatmesëm u bë duke u analizuar gjendja e tanishme dhe mundësitë financare nga këndëvështrimi i infrastrukutrës së objekteve, kapacitetveve të burimeve njërezore dhe nevojat e kërkesat e pacientëve.
Të gjithë këto parametra të ridimensionuar në kohë dhe mundësitë financare, mund të përkufizohen më sa vijon:
– Rritja e shkallës së shfrytzimit të infrastruktures ekzistuese dhe asaj renovuese duke respektuar parimet themelore të kujdesit kualitativ shëndetësor. Mndësi për pune ekipore dhe trajtim human e professional i pacientëve.
-Rritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale përmes integrimit të njohurive dhe përvojave profesionale europiane për punë profesionale kualitative e të profilizuar, duke marrë pjesë aktive në trajnime, CME, konferenca, simpoziuime ,kongrese dhe duke aplikuar ato pastaj në punën e përditshme.
Funksionalizimi i sistemit informativ shëndetsor dhe komunikimi informativ si mekanizma vetëkontrollues, evaluimues, planifikues dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shërbimeve shëndetësore spitalore.
Fuqizimi i partneritetit me spitalet tjera brënda Kosovës dhe jashtë saj ,në funksion të rritjes së numrit dhe kualitetit të shërbimeve shëndetësore për të qenë qendër referente spitalore për patologjinë e caktuar në fushën e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Kirurgji Abdominale me Endoskopi dhe Kardiologjisë.
STRUKTURA ORGANIZATIVE E SPITALIT
Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, është njëri prej pesë spitaleve rajonale (Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë) dhe dy spitaleve të komunave Ferizaj dhe Vushtri në Kosovë, i cili ofron shërbime shëndetësore të nivelit dytësor.
Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, ka 426 shtretër dhe ka të punësuar 545 punëtorë. Veprimtaria shëndetësore në spital është e organizuar në gjashtë departamente, 17 Reparte dhe 21 Njësi organizative-shërbime.
Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë është i organizuar në bazë të Statutit të Spitalit të aprovuar nga ana e Këshillit Drejtues.
Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë përbëhet prej 7 Departamenteve:
1. Departamenti për nëna dhe fëmijë:
– Reparti Obstretik (Salla e lindjes),
– Reparti Gjinekologjisë,
– Reparti i Pediatrisë,
– Reparti i Neonatologjisë,
2. Departamenti i degëve kirurgjike:
– Reparti i Kirurgjisë,
– Reparti i Urologjisë,
– Reparti Ortopedisë,
– Reparti i Oftalmologjisë,
– Reparti i Otorinolaringologjisë,
3. Departamenti i Anestezionit me mjekësi emergjente:
– Shërbimi i Anestezionit,
– Shërbimi i Kujdesit Intenziv,
– RepartiiEmergjencës,
– Trakti operativ me dhomën e zgjimit
4. Departamenti i Sëmundjeve të brendshme:
– Reparti i Sëmundjeve të brendshme,
– Reparti Koronarë me kujdesin intenziv,
– Reparti i Sëmundjeve të krahërorit,
– Reparti i Sëmundjeve të lëkurës,
– Reparti i Sëmundjeve ngjitëse,
– Reparti iHemodializës
– Reparti i Neurologjik,
5. Departamenti i Psikiatrisë:
– Reparti i Psikiatrisë së përgjithshme,
– Reparti i Psikiatrisë së Fëmijëve,
– Reparti i Psikiatrisë Forenzike,
– Reparti i Sëmundjeve të Varësisë
6. Departamenti i diagnostikës:
– Shërbimii Biokimisë,
– Shërbimet e Diagnostifikimit Radiologjik,
– Shërbimet e Terapisë Fizikale,
– Shërbimet për pacientët jashtëspitalor,
– Barnatorja,
– Patologjia me Morgu.
7. Departamenti i Administratës dhe shërbimeve të përbashkëta:
– Zyra për Cilësi të Shërbimeve,
– Qendra për Edukim të Vazhdueshëm Profesional,
– Njësia e Personelit,
– Njësia për shërbime juridike,
– Njësia për buxhet dhe financa,
– Njësia për prokurim,
– Shërbime teknike,
– Sterilizimi qëndror,
– Lavatorja,
– Shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastërtisë,
– Transporti dhe Autoparku,
– Inseneratori,
– Mirëmbajtja e paisjeve mjekësore,
– IT-së
STAFI PUNONJËS
Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë të punësuar gjithsejt 545 punetorë:
UDHËHEQJA DHE TRUPAT E SPITALIT
KËSHILLI DREJTUES I SPITALIT
Organi më i lartë Qeverisës i Spitalit është Këshilli Drejtues, i cili përbëhet prej 5 anëtarëve
DREJTORIA E SPITALIT PËRBËHET PREJ 5 ANËTARËVE:
TRUPAT E SPITALIT
Këshilli Professional
Kolegji Profesional
Komisioni Disciplinor i Spitalit
Komisioni për ankesa i spitalit
Komiteti për kontroll të cilësisë
Komiteti për zhvillim të vazhdueshëm profesional
Komiteti etiko-profesional etj
INFORMATA PER SPITALIN:
Spitali i Përgjithshëm
“Isa Grezda” Gjakovë
Tel: 0390/320 021
Fax: 0390/326 704
e-mail:
spitali.gjakove@gmail.com
Stafi menaxhues
Dr Ahmet Asllani – Drejtor Ekzekutiv
Tel: 044/207-324
e-mail: ahmet-asllani@hotmail.com
Dr Afrim Dervishi – Drejtor Shëndetësor
Tel: 044/188-055
e-mail:afrim_dervishi@yahoo.com
Zejnel Morina – Drejtor I DASHN-së (Departamenti i Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse)
Tel: 044/388-042
e-mail: zejnel1@hotmail.com
Dr Burim Sahatqija – Kryetar i Këshillit Profesional
Tel: 044/126-160
e-mail:bsahatciu@yahoo.com
Skender Ndrecaj –Drejtor Infermierisë
Tel: 044/371-783
e-mail: s.ndrecaj@hotmail.com
REPARTI I ORL-së
Shërbimet që ofrohen në repartin e ORL-së janë:
ORL konzervative (Otoskopia, Rino epifaringoskopia, Orofaringoskopia, Laringoskopia indirekte), Kirurgjia e vogël e regjionit ORL dhe kokës së qafes, Tonzilektomia e Adenoidektomia, Septorinoplastika, Otoplastika, Audiometria tonale dhe Timpanometria.
Shef I repartit: Dr Ilir Efendija – Otorinolaringolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-316
+381 (0)390/ 390-330
+381 (0)390/ 390-315
+381 (0)390/ 390-342
REPARTI I OFTALMOLOGJISË
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Vizita e pacientëve të hospitalizuar për shërim konzervativ dhe të operuar, egzaminimi I të pamurit, egzaminimi i fundusit direct dhe indirect me midriatike dhe pa midiatrike.
Skiakopia te fëmijët dhe të rriturit për diagnostifikim, caktimi i dioptrisë Keratorefraktometria, shiqimi i segmentit të përparmë dhe të pasëm me biomikroskop, ablatioi i trupave të huaj nga conjuctiva dhe cornea, prova e fluoroscenies, matja e TIO në mënyrë digjitale dhe tonometër SHIOTZ.
Testet provocative për glaucoma, inqizimi i fushës vizive me Perimetri sipas Goldmanit,
egzaminimi dhe diagnostifikimi i strabizmit, vezhgimi i aparatit lacrimal dhe shpërlarja e kanalit si dhe sondimi I kanalit të lotit.
Egzaftalmometria sipas Hertelit, aplikimi i s/c peribulbar dhe retobulbare.
Operimet të cilat kryhen në këtë repart janë:
Operimi cataracts me ECCE si dhe implantimi ileneteveitraoculare IOL, Glaucomae TTB, iredectomia periferike, tumoret, operimet plastike të kapakëve, ectropiumet dhe entropiumet, cystet dermoidale në kapak dhe conjuctive atheromat, Ablationi i trupave të huaj neconjuctive dhe corne, granulomet, chalazionet, epilacionet dhe termocaugulationi, xanthelasme, blepharochalasae, pterygiumet si dhe transplatimi conjuctives transpozicioni.
Shefee repartit: Dr Shukrane Roka – Oftalmologe
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-406
+381 (0)390/ 390-340
REPARTI NEONATOLOGJIK
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Egzaminimi nga ana e mjekut i secilit të posalindur brenda 24 orëve pas lindjes; Diferencimi I të posalindurve me probleme; Monitorimi i tyre dhe trajtimi i të pasalindurve të sëmurë (prematuret me probleme respiratore – CPAP), Asfiktik etj; Pjesëmarrja në lindjet me probleme dhe reanimimi i të posalindurve me asfiksion në lindje; Gadishmëri nga 10 ditë në muaj ku mbulohen edhe vikendet; Vizitat ambulantore të të posalindurve që janë trajtuar në kujdes intenziv me probleme me ushqyerje dhe probleme tjera; Eksangvinotransfuzioni; Përkujdesja esenciale e të posalindurit – prevenca primare e sëmundjes hemoragjike neonatale dhe oftalmisë neonatale, përcjellja e temperaturës, peshën nga ana e Infermierëve, monitorimi I të posalindurve për shenjat e rrezikut në pjesën fiziologjike, bllok operativ dhe kujdes intenziv, pjesëmarrja në reanimim, këshillat për gji dhënie;
Përkujdesja për foshnjet si probleme sociale deri sa mbikqyren ta marrin punëtorëtsocial.
Shef i repartit: Dr Diana Dafota – Pediatre/Neonatologe
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-382
+381 (0)390/ 390-384
REPARTI INTERNISTIK
Veprimtaria: Vizita specialistike qdo ditë në ambulancën Internistike nga ora 9 deri në 14
Kabineti për ultrazë punon qdo ditë sipas orarit, ku kryhen:
Ekokardiografia, Dopler Ekokardiografia dhe Dopler Karotideve
Eko Abdomenit, Eko e veshkëve, Eko tiroides, Ergometria qdo ditë në kabinetin për Ergometri
Oesphagogastroduodenoscopia qdo dite në kabinetin për Endoskopi.
Shef i repartit; Dr Halil Hamza – Internist
Numrat per kontakt të këtij reparti janë:
+381(0) 390/ 390-332
+381(0) 390/ 390-321
+381(0) 390/ 390 -303
REPARTI I NEUROLOGJISË
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Reparti Neurologjik mirret me diagnostifikimin, trajtimin dhe përcjelljen e të sëmurëve neurologjik në rajonin e Gjakovës dhe më gjerë. Në kuadër të repartit funksionon edhe ambulanta specialistike neurologjike qdo ditë pune.
Në kuadër të repartit ekziston edhe kabineti i EEG-së i cili poashtu punon qdo ditë pune. Së shpejti pritet edhe aktivizimi I kabinetit për Doppler Ehosonografi të enëve kraniale – TCD.
Historia:
Reparti iNeurologjisë në Gjakovë është i pari që është formuar në Kosovën e pas luftës me 01.05.2000, pasi që është bërë ndarja e Psikiatrisë në dy drejtime: Neurologji dhe Psikiatri. Numri i shtretërve në repartin e Neurologjisë është 24, ndërsa numri I personelit është 4 mjek specialist dhe 17 teknik medicinal.
Trajnimet: EEG, EMG dhe DOPPLER.
Shef I repartit: Dr Jetish Jetishi – Neurolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-329
+381 (0)390/ 390-333
+381 (0)390/ 390-322
REPARTI I PSIKIATRISË
Shërbimet që ofrohen në repartin e Psikiatrisë janë:Vizita specialistike psikiatrike, hospitalizim të pacientëve me probleme mendore, detoksikim të pacientëve që përdorin substance psikoaktive (drogë), rehabilitim të pacientëve nga përdorimi i pakontrolluar i pijeve alkoholike dhe substancave psikotrope, konsullta specialistike nëpër repartee të ndryshme, psikoterapi individuale dhe grupore, psiko – farmako terapi dhe terapi relaksuese si dhe ekspertiza psikiatriko – ligjore.
Shef i repartit: Dr Zef Komani – Psikiater
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-328
+381 (0)390/ 390-305
+381 (0)390/ 390-313
REPARTI I TRANSFUZIONIT
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Përcaktimi i grupeve të gjakut ABO dhe RhD sistemet me metodat në pllakë, në epruvetë dhe në gel kartelë; përcaktimi i antitrupave imun te femrat e senzibilizuara si dhe nëse kanë bëhët titri i antitrupave; Testi I Coomb-sit direct dhe indirect; Testi i përshtatshmërisë, i interakcionit për transfuzion të gjakut, plazëm; Krioprecipitat në pllakë, epruvetë dhe gel kartelë; Vizitat specialistike të dhuruesve të gjakut, të sëmuarve me hemofili; Konsultimet me shtatzënat, me të sëmuarit anemic; Testimi sipas nevojës në HBs, Ag, HCV, TPHa, HIV; Ndarja e plazmës, deleukocitimi i njësive të gjakut me filter; Pregaditja e er. Të koncentruara, er të shpërlara sipas kërkesës dhe nevojës; Marrja e gjakut për grup të gjakut për antitrupa, përcaktimi i Hemoglobinës tek dhuruesit të gjakut; Marrja e gjakut të dhuruesve, kujdesi gjatë dhënies së gjakut dhe pas dhënies së gjakut për kohën sa janë në Kabinet.
Qdo dhuruesi të gjakut i ipet libreza.
Shef i repartit: Dr Melihate Polloshka – Vula
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-397
+381 (0)390/ 390-399
SHERBIMET PRANË REPARTIT TE EMERGJENCES GJAKOVE
Reparti i Emergjences ofron shërbime themelore pacientëve me një spektër të gjerë të sëmundjeve dhe lëndimeve. Disa nga këto shërbime mund të jenë kërcënuese për jetën dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Emergjenca gjithashtu është përgjegjësë për ekzaminim dhe evaluim komplet të pacientëve duke përfshirë këtu edhe tretman të menjëhershëm
Shërbimet në emergjencë ndahen në tri nivele:
1.Rastet Emergjente
2.Rastet Urgjente
3. Rastet Ambulantore
Dy të parat gëzojnë prioritet sepse kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore për shkak të rrezikshmërisë së jetës.
Emergjenca si tërësi trajton këto raste: emergjencat kardiovaskulare, traumatike, endokrinologjike, anafilaktike si dhe rastet internistike
Njëkohësisht ofron edhe shërbime gadishmërisë për transferim të pacientëve në qendrat terciare spitalore.
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-358
+381 (0)390/ 390-409
Dr Jeton G. Vorfi
Shef i sherbimit të emergjencës
tel 044 154 603
email: jetonvorfi68@yahoo.com
Reparti Pulmologjik dhe DSM
Shërbimet që ofrohen në repartin e Pulmologjisë janë:
Shef I repartit: Dr Pleurat Hadri – Specialist Pulmolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-309
+381 (0)390/ 390-400
Shërbimet që ofrohen në DSM janë:
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-346
Ro Kabineti
Shërbimet që ofrohen në Ro – Kabinet janë:
Hemodializa
Reparti i Hemodializës funksionon në kuadër të departamentit Internistik, kryen shërbimet e Dializës acute dhe kronike.
Aktualisht disponojmë me 18 kyqje për dializë dhe momentalisht dializohen 60 pacientë në programin e rregullt të Hemodializës intermitente që vuajnë nga pamjaftueshmëria kronike terminale e veshkave.
Shef i repartit të Hemodializës është:
Dr Naim Byci – Specialist Internist
Kontaktet për këtë repart janë:
+381 (0) 390/390-304
+380 (0) 390/390-310
Reparti i Ortopedisë
Shërbimet që kryhen në këtë repart janë:
Poashtu kryhen edhe imobilizime të ndryshme si fashime, imobilizime me allqi, pastrime plagësh, zbrazja dhe heqja e drenazhave.
Shef i repartit është;
Dr Burim Sahatqija – Specialist Ortoped/Traumatolog
Kontaktet për këtë repart janë:
+381 (0)390/390-350
+381 (0)390/390-318
Reparti Gjinekologjik
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Vizita gjinekologjike; u/z mitra gravide; u/z mitra jogravide; CTG; aminioskopia; vurja e spirales dhe heqja; incizioni dhe marsupializmi gjad. Bartolinit; biopsia e cerviksit; polipectomi; serkllazha; revizioni i plagëve; operimi i shtatzanive jashtë mitrës; lindja normale; lindja me indukcion; lindja me s.c.; lindja me vakum; revizioni manual i kavitetit të mitrës; të gjitha llojet e aborteve; hicterectomia vaginale; kornizimi i qafës së mitrës dhe leep; myomectomia; sterilizimi i tubave; egzaminimi i gjirit; hsiterektomi (h.t.a); H.S.G.; cystectomit e ovareve; L.P.S.C. (laparoskopia); hysteroscopia; plastika e përparme dhe e pasme e vaginës; kiretazha explorative e kavitetit të mitrës; sutura e emmetit; djegia e condillomave (electrocoagulatio).
Shef i këtij reparti është:
Dr Qamil Hamza – Specialist Gjinekolog/Obstetër
Kontaktet me këtë repart janë:
+381 (0) 390/390-385
+381 (0) 390/390-387
+381 (0) 390/390-351
+381 (0) 390/390-386
http://www.spitali-gjakove.com/
Fillet e funksionimit të Spitalit të Gjilanit i gjejmë qysh në vitet 1947-1949, ku është ndëtuar Dispanzeri për sëmundjen e TBC, e i cili repart ekziston edhe sot e kësaj dite, gjithashtu në këtë vit filloi punën edhe spitali i ashtuquajtur Spitali i qytetit, e në kuadër të këtij spitali funksiononin këto reparte: Reparti i sëmundjeve të mbrendëshme – Internë, Repartin i pediatrisë, Reparti i sëmundjeve infektive, e që funksiononte në një barakë metalike montuese, Reparti i kirurgjisë dhe ai i gjinekologjisë e të cilët kanë funksionuar në vazhdimësi në kuadër të këtij spitali. Kështu ka funksionuar deri në vitet 1970, ku në këtë vit filloi së funksionuari spitali i sotëm, e që atëher kishte statusin “Qendër Medicinale”.
Reparti i sëmundjeve të mbrendëshme dhe ai i pediatrisë në të kaluarën.
Pra i dokumentuar si Spital i përgjithshëm me disa njësi dhe reparte e gjejme nga viti 1954, e që në vazhdimësi është kompletuar me kuadro – personel shëndetësor profesional dhe repartee te reja.
Reparti i sëmundjeve infektive
Gjithashtu me ndërtimin e objekteve dhe godinave te reja hapen edhe reparte tjera të cilat funksionojnë sot në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit. Mjeku i parë këtij regjioni ka qenë Dr. Nijazi Halimi, i cili Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer më 1959, e që më vonë ky spital vazhdimisht plotësohet më kuadro të reja.
Njëri nga objektet e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan pas renovimit 2014
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dhe këtu ofrohen shërbime shëndetësore të nivelit dytësor apo sekondar për popullatën e regjionit të Gjilanit, pastaj komunave si: Dardanë, Artanë, Vitisë, Parteshit, Ranillukut dhe Kllokotit.
Gjithashtu këtu ofrohen shërbime edhe për banorët nga komuna e Preshevës, Bujanocit, Medvegjes e edeh nga Kumanova. Në këtë spital janë të punësuar gjithsejt 550 punëtorë, nga të cilët I kemi: 112-mjekë specialist, 346-infermierë, 5-ekonomistë, 2-inxhinierë, 2-juristë, dhe punonjës tjerë të shërbimeve.
Në departamentin e administrates funksionon: zyra për cilësi, njësia e personelit, shërbimi juridik, shërbimi I shkrimorës dhe arkivi, shërbimi teknik, kuzhina, mirëmbajtja, lavatorja, autoparku, si dhe punëtorët e kompanive tjera private si ajo për Higjienë dhe sigurim fizik të objekteve dhe personelit.
Ky spital ka kapacietet të ofroj shërbime prej 464 shtretërve të shpërndarë sipas depatamernteve, dhe rreth 25 mijë m2 sipërfaqe, të shfrytëzueshme e që ka infrastructure optimal , teknike dhe të infrastructures së gjithëmbarëshme për të ofruar shërbime cilësore të nivelit përkatës pët të gjithë qytetarët.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përveq ofrimit të shërbimeve shëndetësore të nivelit sekondar, ai shërben edhe si institucion edukativo-arsimor, për nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë, infermierët e të gjithan profileve dhe drejtimeve, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, për mjekët në specializim të lëmive përkatëse, gjithashu disponon me Qendrën për edukim të vazhdueshëm të Infermierëve, dhe Qendrën e Telemjekësisë.
Në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit funksionojnë trupat profesionale dhe menaxheriale të prirë nga:
E të cilët mbajnë takime të rregullta dhe aktive së paku një here në javë, e kur shihet e arësyeshme edhe më shpesh. Këto takime fokusohen në punë interdisiplinare dhe që së bashku me kryeshefat, shefat, infermieret e departamenteve, ato kryesore të reparteve dhe punëtorët tjere fokusohen për ofrim dhe ngritje të shërbimeve shëndetësore duke respektuar dhe menaxhuar me efikasitet, përgjegjësi, ndershmëri, korrektësi dhe profesionalizëm.
Shërbimet shëndetësore në këtë institucion ofrohen permes Departamenteve, e që ekzistojnë gjashtë departamente:
Këto departamente pëfshijnë njësi dhe reparte gjegjëse:
Departamenti i Emergjencës me reanimacionn përfshin:
Departamenti i degëve kirurgjike përfshin:
Departamenti i Diagnostikës përfshin:
Depasrtamenti i sëmundjeve të mbendëshme përfshin:
Departamenti për nëna dhe fëmijë përfshin:
Departamenti i administrates pëfshin:
Reparti i Emergjences është hapur me 14.03.2001, ndërsa më parë ka funksionuar si dhomë e pranimit.
Ka gjithësejt 32 punëtor, prej tyre 3 Mjekë të Emergjences, (kemi qenë 4 dhe Dr.Imet Rrahmani është zgjedhur Minister I Shëndetësisë), 17 infermiere , 12 infermier/e.
Puna në repart bëhet me përkushtim nga punëtoret.Gjatë viteve puna dhe efikasiteti ka shkuar duke u rritur kështu që në Vitin 2001 janë kontrolluar 15524 pacienta ndersa në Vitin 2014 janë kontrolluar 25604.Në Vitin 2004 jemi pranuar në punë tre Specialistë të Mjekësisë Emergjente, që kemi qenë gjenerata e parë e Mjekësisë Emergjente.
Shërbimet që ofrohen:
-Dhënja e kontrastit
-Sedacioni i shkurt gjatë reponimeve të frakturave ,etj
Gjatë punës sonë të përditshme diagnostifikojmë dhe trajtojmë:
Vërejtje: puna me raste emergjente kërkon trajtim ekipor. Mjeku i Emergjencës me suskses bënë ekzaminimin,vlerësimin, dg.,terapin iniciale, stabilizimin,monitorimin,rivlersimin, hulumtimin laboratorik,rentgenologjik,ultrasonografik dhe triazhimin dhe konsultimin e profilit adekuat profesional.
Stafi menaxhues:
Kryeshefi i Departamentit të Emergjences: Dr.Ukshin Ismajli-Anesteziolog
Shefi i Repartit të Emergjences: Dr.Enver Murtezi- Specialist i Mjekësisë Emergjente
Motra Kryesore e Dep. të Emergjences: Ganimete Leka
Motra Kryesore e Repartit të Emergjences: Xhylije Hajdari
Kontakti:
Spitali: Centrali 0280 321 111, Emergjenca 0280 320 190
Kryeshefi: 044 158 397
Shefi: 044 212 422
10.06.2015.
Dr.Enver Murtezi
Shef i Repartit të Emergjences
SHERBIMI I ANESTEZIONIT ME TERAPI TE DHËMBJES
SHërbimi i anestezionit është i organizuar sipas organogramit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit në kuadër të Departamentit të Emergjencës, Anestezionit me Mjekim Intenziv dhe Traktit Operativ me Dhomën e Zgjimit. Shërbimi funksionon me 6 anesteziolog dhe 8 teknik të anestezionit nga tecilet 2 jan në trajnim ende të pa qertifikuar.
SHEF I SHËRBIMIT TË ANESTEZIONIT
Dr.Isah Berisha – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
TEL: +377 44-
178 539
e-mail : isah.berisha@gmail.com
STAFI PROFESIONAL
Dr.Ukshin Ismajli – Anesteziolog & Reanimator
Dr. Halil Basha – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Sulltan Sylejmani – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Arsim Emini – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
INFERMIERE KRYESORE E REPARTIT
Teuta Kastrati – Anesteziste
e-mail: – kastrati.t@hotmail.com
Puna organizohet me ndërrime dhe kujdestaron vetëm një anesteziolog që u pergjigjet gjitha reparteve në konsultime dhe rastet emergjente kur nuk ka specialist te emergjencës,ndërsa gjat orarit te rregullt punojn 5 salla, 3 salla reparteve te kirurgjise per profile te ndryshme dhe 2 salla ne departamentin per nena dhe femi.
Sistemi i gazrave është qendror, aparatura e markes Dreger si ventilatoret mekanik ne mjekimin Intenziv ashtu edhe aparatet e anestezionit.
Shërbimet ofrohen në vartesi nga lloji i ndërhyrjes kirurgjike dhe ate:
-Anestrezion i përgjithshëm endotraheal dhe me maskë laryngeale
-Anestezioni lokoregjional
-Anestezioni epiduaral dhe për therapi të dhëmbjes
-TIVA
-Analgosedacion
SPITALI I PËRGJITHSHËM – GJILAN
REPARTI I SYVE
Reparti i syve ka 3 mjekë specialistë të oftalmologjisë dhe 6 infermiere.
Shef i repartit:
Mr.sci.dr. Besim Maliqi-oftalmolog.
Kryeinfermiere: Fetije Nuhiu- Beachler infermier.
Reparti i syve në Gjilan ka filluar punën në shtator të vitit 2012,ndërsa më heret ka funksionuar vetëm në mënyrë ambulantore.
Reparti i syve posedon:
– ambulancen specialistike të syve
– kabinetin per ultrazë
– sallën operative
Në
ambulancën specialistike të syve punojnë dy infermiere të rregullta, si dhe çdo dite pune, prej te hënes deri të premten,punojnë mjekët specialist të syve sipas orarit.
Në repartin e syve, diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet e kapakëve të syrit,konjunktivës, kornesë, uvesë, trupit qelqor, lensit, retinës, glaukomës, aparatit lakrimal, strabizmat, lëndimet e syrit.
Reparti i syve posedon dy dhoma të pacientëve me 8 shtretër,
Nr. Kontaktues i repartit të syve: 0280 321 111, lok. 150.
Spitali pergjithshem-SP-Gjilan
Reparti i ortopedese-traumatologjise i sistemit ostelokomotor eshte themeluar ne vitin 1988
Ortoped ne ate kohe ishte dr Halid Shaban(nga Shkupi),me pastaj me:
1989(maj)vjen Ortopedi i pare dr Rahman Hajdari
1994 vjen Dr Selami Ramadaini
2004 Dr Hafiz Ahmeti
2005 Dr Abdylatif Latifi,dr Musë Jashari
2008 dr Skender Mehmeti
Qe bga themlimi kane punuar edhe personeli mesem:Hamide Rexhepi,Kevsere Ahmeti(Mehmeti),Bukurije Gagica,Naile Mehmeti,Naser Kadriu,Dragan Stiljkovic,Vera S
Elida Herceg,Sladjana dhe Srdjan.
Tani jane personeli mesem:Kevser MehmetKryemoter e departamantit te Kirurgjise)
Mirvete Ibrahimi(Kryeinfermiere e Ortopedise),Zjavere Salihu,Meliha Hakuli,Sadete Salihu,Hajdar Kqiku,Bislim Bislimi dhe Blerta Selmani.
Reparti i Ortopedise ka 20 shteter,personel 12,preje te cileve 8 te mesem.Ka shtate dhoma te pacienteve dy prej te cilave per paceint me plage infektive.Ka dy lidhtore,njera per plasge te infektuara.
Ne rapart per veq traumaes se sistemit osteolokomotor,punohen edhe raste me smundje ortopedike.
Koheve te fundit punohen edhe proteza parciale te kerdhokles,eshte punuar edhe nje totale me ndihmen e kolegeve nga Prishtina.Ne salle te op.shfrytezohet skopia(C harku) dhe Artroskopia.Vullneti per shtim te puneve profesionale.
Historiati i laboratorit
Spitali Regjional i Gjilanit themelohet në fillimin e viteve të 50-ta.
Fillimi i njësisë së laboratorit sipas të dhënave gojore datojnë para themelimit të spitalit, të dhëna të besueshme për ekzistencën e laboratorit në spital datojn diku nga viti 1954. Në laborator atëherë punoheshin analiza të caktuara dhe të pakta si: sediment i gjakut, urina, disa parmatra nga hemogrami(erc.hgb.lkc.) dhe tek më vonë u fillua me testet e reja si ato të: glukoza, urea, kreatinina etj. Laboratori është lëvizur shpesh mbrenda ambienteve të spitalit për çka është vështirësuar përcjellja e veprimatarisë laboratorike në mënyrë kronologjike si pasojë e pamjaftueshmërisë së dokumenteve të shkruara.
Sot laboratori i Spitalit te pergjithashem në Gjilan ofron shërbime laboratorike për nivelin dytësor por edhe ate paresor (si pasojë e mungesës së aparaturës së avansuar në nivelin parësor)për popullatën e Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Kllokotit, Artanës, Ranillugut, Parteshit por edhe më gjërë.
Nese krahasojm kushtet në të cilat ka punu laboratori para vitit 1999 fal angazhimit si dhe investimeve qe jan bere per avansimin e metodave te punes si dhe kushteve te krijuara per sherbim te pacienteve si dhe per punetor sot,shërbimi i laboratorit punon ne kushte shume me te mira, duke u bazuar edhe ne aparturen e avancuar të cilen sot e ka ne sherbim laboratori .
Në laborator janë të punësuar dy mjek specialistë të biokimisë klinike, dhe 13 laborant.
Laboratori është i paisur me tekonologji moderne.Saktesia e rezultateve ne laborator bazohet ne zbatimin e sistemeve të ndyrshme të kontrollit e cila kryhet nga ana e biokimisteve si dhe laboranteve per cdo dite, me qëllim që të eleminohen mundësitë e gabimeve eventuale që mund të ndodhin gjatë punës.Ne njesin e laboratorit te S. P.te Gjilanit kryhen keto sherbime laboratorike:
Njesia e laboratorit menaxhohet nga ky staf:
-Dr.Nazmije Azemi specialist I Biokimisë Klinike-Shef I Laboratorit
-Salije Veseli tek.laborant Teknik kryesor
-Ibish Ibishi tek.laborant- kryteknik i departamentit të Diagnostikës
Njësia e laboratorit kryen shërbim 24 orë .
Kur marrim për bazë raportet e punës ne kete njesi për gjat vitit 2014 shërbim iu është dhënë 24750 pacientëve me 244500 analiza të punuara që mesatarisht për nji ditë i bie 92 pacient ndërsa 910 analiza të punuara gjat 24 orëve shërbim,duke u bazu në këto raporte shohim se ky shërbim punon me kapacitet të kënaqshem .
Spitali i qytetit ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur Spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftëss vendosen në njerin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali.
Punën e fillon me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia.
Fillimisht ka qenë 110 punëtorë, prej tyre:
– 11 mjekë specialistë,
– 7 mjekë në specializim,dhe
– pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo -mjekësor.
Fillimisht Spitali Rajonal qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra klinike Universitare e Kosovës).
Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizaj-it.
Me ligjin e ri për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.
Si staf menaxhues janë;
Drejtor i Spitalit dr. Jeton Zeqiri
Kontakti;
Tel: 0290/ 321 – 262
dr.jetonzeqiri@gmail.com
Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt ofrohen shërbime me këto reparte:
1. 1. Reparti i Emergjencës me reanimacion
2. 2. Reparti i Interno-s
3. 3. Reparti i Hemodializes
4. 4. Reparti Kirurgjisë
5. 5. Blloku operativ
6. 6. Reparti i Ortopedisë
7. 7. Reparti i Urologjisë
8. 8. Reparti Gjinekologjisë
9. 9. Reparti Pediatrise-neonatologjise
10. 10. Reparti i Transfuzionit
11. 11. Radiologjia
12. 12. Laboratori
13. 13. Ambulanca Specialsitike
Një nga beneficionet që qyteti i Vushtrrisë ka fituar nga donacionet është vet Spitali Sheikh Zayed Vushtrri – spital i përgjithshëm që shërben për popullatën e këtij regjioni.
Që nga 1999 kur trupat e KFOR-it të EBA-ve u përqëndruan në Vushtrri qëllimi i tyre i vetëm ishte të ndërtohet spitali për këtë anë. Kështu që pas shumë peripetive ky projekt u realizua në saje të donacionit të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysëm Hënës së Kuqe të EBA-ve, e ndërtuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e nënshkruar më 26 nëntor 2001, nga përfaqësuesit. Inaugurimi i spitalit është bërë më 17 Janar 2003.
Që nga kjo kohë spitali jonë është pike referuese e mbi 300000 banorëve të Vushtrrisë me rrethinë.
Spitali pas shumë peripetive duke iu falenderuar Kuvendit Komunal të Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoratit të Shëndetësisë, administratës së UNMIK-ut në Vushtrri të asaj kohe gjegjësisht vet administratorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, filloj punën e vet me pacienta në muajin maj 2003, ku ofronte shërbime ambulantore, ka funksionuar materniteti (lindorja), reparti i meshkujve dhe reparti i femrave, si dhe reparti i pediatrisë. Nuk funksionte kujdesi intenziv si dhe salla operative. Objekti në tërësi ka ofruar shërbime të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër.
Në bazë të konkursit që ka qenë i shpallur nga KK-i Vushtrrisë në spital pranohen 106 punëtorë edhe pse konkursi ka qenë për 137 vende pune. Qysh atëhere ky numër nuk është plotësuar edhe deri më tani. Si rrjedhojë e kësaj është dashur të bashkëpunojmë edhe me qendrat tjera spitalore ku kemi hasur në mirëkuptim dhe janë nënshkruar shume marrëveshje bashkëpunimi.
Në marrëveshje me Qendrën Klinike Universitare Klinika Kirurgjike ofron 5 ekipe nga 3 kirurg të përgjithshëm si dhe 1 kirurg i fëmijëve. Ata kanë shërbyer nga mars 2004 deri dhjetor 2004. Në marrëveshje me QKU- Klinikën interne specializantët e regjionit tone mbajnë kujdetaritë e tyre në spitalin tone.
Në marrëveshje me spitalin e Mitrovicës ajo ofron kuadër të mesëm profesional si infermier për repartin e kirurgjisë, kujdes intenziv, trakt operativ, shërbimin e transfuzionit, kuadër të lartë profesional – transfuziologe, operative gjinekologjike – ku 2 ditë pune gjinekologet me anesteziolog kanë kryer lindjet cezariane këtu në spitalin tone në sallat operative.
Po ashtu një bashkëpunim i mirëfillët është edhe në mes të Spitalit Sheikh Zayed dhe QKMF-Vushtrri ku shumë nga shërbimet e Kujdesit primar janë kryer si shërbime të përbashkëta në bashkëpunim me kuadrot tona. Një bashkëpunim i tillë ka qenë në:
në këtë mënyrë kemi arritur që të gjithë së bashku ta bëjmë funksional spitalin tone dhe jemi në çdo aspekt (për shërbime që ofrojmë) krahas spitaleve tjera që janë me traditë shumë vjeqare.
Tani spitali shërbimet i ofron nga vet punëtorët e vet si: laborator, rentgen, mamografi, vetëm shërbimi emergjent ka mbet të jetë nën menaxhimin e QKMF- Vushtrri por që me hapësirë është në kuadër të spitalit.
INFRASTRUKTURA
INVESTIME KAPITALE
Aparaturë dhe instrumentarium
Të tjera:
STAFI PUNONJËS
Në kuadër të Spitalit Sheikh Zayed – Vushtrri janë të punësuar 127
punëtorë të profilit dhe strukturë si vijon:
Gjithsejtë ………………………………….. 127
RESURSE HUMANE
Kemi rekrutuar:
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Spitali Sheikh Zayed – Vushtrri, është I organizuar në: departamente, reparte dhe shërbime:
Në repartin obstetrik – materniteti ka gjithsejtë 12 shtretër dhe 2+2 tavolina të lindjes trajtohen pacientët gjegjësisht grate shtatëzëna para dhe pas lindjes. Pacientë të trajtuar gjegjësisht lindje:
Lindje | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
Meshkuj | 219 | 441 | 635 | 474 | 529 | 436 | 385 | 315 | 345 | 336 | 271 | 353 | 115 |
Femra | 201 | 427 | 575 | 445 | 443 | 408 | 396 | 332 | 321 | 327 | 240 | 327 | 101 |
Të vdekur | 1 | 1 | 1 | – | 3 | 2 | – | – | – | – | – | – | – |
Të lindur pa jetë | 2 | 1 | 5 | 4 | 2 | 4 | 3 | 4 | 2 | – | 1 | 1 | – |
Gjithsejt | 423 | 870 | 1216 | 923 | 976 | 847 | 783 | 650 | 666 | 671 | 512 | 681 | 216 |
Në kuadër të maternitetit funksionojnë edhe ambulanta specialistike si dhe dhoma e ultrazërit ku mesatarisht brenda vitit ekzaminohen 5000 – 6000 pacientë.
Në repartin gjinekologjik ka 11 shtretër – trajtohen pacientet me patologji të ndryshme gjinekologjike si dhe grate me bara të cilat kanë probleme gjatë mbajtjes së shtatzanisë. Pacientë të trajtuar spitalor:
Pacient | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
R. Gjinekogjis | / | 325 | 687 | 607 | 595 | 563 | 547 | 461 | 599 | 673 | 594 | 440 | 199 |
Në repartin e pediatrisë me 17 shtretër trajtohen pacientë me patologji të ndryshme. Në kuadër të këtij reparti kemi edhe shërbimin ambulantorik ku kemi një fluks të madh të pacientëvoe ku mund të cekim se brenda vitit ekzaminohen mbi 20000 raste. Pacientë të trajtuar spitalor:
Pacient | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
R. pediatrik | 112 | 329 | 412 | 270 | 411 | 276 | 250 | 254 | 744 | 625 | 589 | 672 | 209 |
Reparti i neonatologjisë është i pajisur por në mungesë të kuadrit profesional superior mbikqyret nga pediatrat si dhe mamit e trajnuara në këtë lëmi.
Reparti kirurgjik ku numrohen 15 shtretër si dhe shërbimin ambulantorik, ku trajtohen pacientët me sëmundje të ndryshme kirurgjike si ato me raste të lehta deri te ato më të rëndat si: apendikset, cistat, holecistat, tumoret malinje etj. Raste ambulantore të evidentuara mesatarisht 5500-6000 brenda vitit kalendarik.
Në kuadër të këtij shërbimi kemi edhe njësinë e Endoskopisë ku kryhen gastroskopitë dhe kolonoskopitë, deri më tani janë trajtuar 1862 raste.
Me ardhjen e mjekëve kirurg nga klinika e kirurgjisë – QKUK u pa se në spitalin tonë edhe pse në dukje të pare kapaciteti fizik i vogël por me një hapësirë tejet të përshtatshme për punë u vendos që të starton shërbimi i kirurgjisë i cili ka arsyetuar veten në aspektin e kirurgjisë së hapur. Spitali jonë tani e ka të rekrutuar ekipin e kirurgëve të përhershëm dhe kryhen ndërhyrje kirurgjikale në veçanti të kirurgjisë abdominale duke filluar nga operacionet e përditshme deri te operacionet më të ndërlikuara të cilat zgjasin me orë të tëra. Shumë pacientë janë trajtuar edhe nga qendrat tjera duke përfshirë edhe raste të rënda nga onkologjia digjestive të ardhur nga QKUK. Pacientë të trajtuar spitalor:
Pacient | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
R. kirurgjik | / | 409 | 472 | 531 | 1005 | 1108 | 1499 | 1880 | 1316 | 1473 | 2096 | 2189 | 1158 |
Në shërbimin e kujdesit intenziv kemi 6 shtretër me sistem monitorimi dhe oksigjenimi qendror, trajtohen rastet post operative si dhe raste të tjera.
Trakti operativ funksionon pa vështirësi, sistemi është qendror me aparaturë moderne, intervenimet kryhen me laparaskopi d.m.th pa prerje.
Operacione | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
Kirurgjike | / | 409 | 319 | 357 | 864 | 943 | 1145 | 1394 | 1284 | 1202 | 1452 | 1488 | 768 |
Gjinekologjike | / | / | 42 | 19 | 30 | 40 | 33 | 41 | 44 | 86 | 32 | 19 | 9 |
S.Cezare | / | 55 | 127 | 90 | 125 | 121 | 138 | 144 | 135 | 141 | 156 | 139 | 59 |
ORL | / | / | 153 | 145 | 131 | 118 | 89 | 79 | 3 | – | – | – | – |
Gjithsejtë | / | 464 | 641 | 611 | 1150 | 1222 | 1405 | 1658 | 1466 | 1429 | 1640 | 1646 | 836 |
Ky department ofron shërbimin ambulantorik si dhe repartin me 11 shtretër ku trajtohen pacientët me diabet, sëmundje endocrine, gastroskopi me kolonoskopi, Bronkoskopi, Eho e zemrës si dhe Spirometri.
Pacientë të trajtuar ambulantor mesatarisht brenda vitit 6000 raste kurse spitalor si vijon:
Pacientë | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
R. Internos | / | 148 | 296 | 279 | 238 | 245 | 216 | 191 | 256 | 231 | 233 | 225 | 147 |
Departamenti I diagnostikës dhe pacientëve jashtëspitalor:
– laboratori
– shërbimet e diagnostifikimit radiologjik
– shërbimet e Transfuzionit të gjakut
– shërbimet e terapisë fizikale
– shërbimet për pacientët jashtëspitalor
– barnatorja
– morgue
– laboratori –menagjohet nga spitali ofron shërbime vetëm për të shtrirët;
– shërbimi i radiologjisë – me aparaturë moderne, si dhe nga muaji dhjetor 2012 me mamografi ku deri me tani jane kryer 423 raste.
– Shërbimi i transfuzionit – funksionon në bashkëpunim me të gjitha repartet në tërësi.
– barnatorja – në fillim ka qenë e furnizuar nga donacioni i EBA në sasi bukur të madhe dhe është mirëmenaxhuar, kurse tani ajo furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë.
THEMELIMI I SHËRBIMEVE MJEKËSORE TË REJA NË KUADËR TË SPITALIT
Nevoja për mjekësinë moderne sidomos në fushën e endokirurgjisë dhe diagnostikës endoskopike ka bërë që stafi menaxhues i spitalit, stafi profesional dhe ekipa mjekë kirurg të fillojnë iniciativën për themelimin e njësive të reja të specializuara për diagnostikë moderne endokirurgjike dhe kirurgji mininvazive d.m.th. Qendrën për Endoskopi, ERCP, Laparaskopi dhe kirurgji hepatobiliare. Iniciativa është përkrahur edhe nga donatori i EBA-ve ku falë mundësive për donacione e ka ndihmuar dhe po e ndihmojnë me donacione të vazhdueshme spitalin tonë.
QENDRA E ENDOSKOPISË-DIAGNOSTIKE – INTERVENUESE
E realizuar në dhjetor 2005 falë donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe e cila ka vlerë në shumë prej 83000 €. Aparaturë moderne e kompletuar për të rritur dhe fëmijë – Pentax e tëra e kompjuterizuar e cila posedon edhe aparaturën automatike për pastrimin e aparateve endoskopike e vetmja e llojit të tillë në Kosovë. Kjo njësi i plotëson standardet më moderne të endoskopisë. Shërbimi i endoskopisë në kuadër të spitalit ka zgjeruar mundësitë për diagnostifikim e hershme të sëmundjeve të traktit gastrointenstinal dhe trajtimin e tyre me kohë duke mbuluar tërë Regjinoni e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj) si dhe më gjërë me popullatë rreth 300000 banorë. Çdo ditë e më shumë kemi pacientë edhe nga qendrat tjera pasi që qendra endoskopike në spitalin tone është atraktive për shkak të aparaturës më moderne që disponojmë dhe falë ekipit endoskopik. Janë kryer shumë proceduara diagnostike gastroskopi rektosigmokolonoskopi, po ashtu edhe ndërhyrje endokirurgjike kështu që pacientët janë kursyer nga intervenimet kirurgjike të hapura – laparatomitë.
QENDRA E LAPARASKOPISË MODERNE
E realizuar në nëntor të vitit 2006 nga buxheti i spitalit, në themelimin e kësaj qendre na ka ndihmuar prof. dr. Luigi Bonavina nga Universiteti i Milanos-Itali i cili filloj operacionin e pare laparaskopik në spitalin tone. Laparaskopia e cila nuk është risi por parashihet që pos kolecistektomisë të kryhen edhe procedura tjera operative kirurgjike duke përfshirë edhe ato gjinekologjike
Themelimi i qendrës Endoskopike –Laparaskopike ka vënë një vulë në zhvillimin e spitalit në veçanti por edhe një shtytje e theksuar në mjekësinë kosovare në përgjithësi.
PROJEKTI PER RENOVIMIN DHE MIREMBAJTJEN E SPITALIT NGA FONDACIONI KHALIFA
Projekti në fjalë është projekt i cili do ti filloj punimet gjatë muajit korrik 2015 dhe se spitali do te ofron sherbime më cilesore dhe kualitative.
VËSHTIRËSITË QË NA PËRCJELLIN