• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Largohet përkohësisht nga puna, u.d. drejtori i Spitalit të Ferizajt

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit.