• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKSUK realizon me sukses obturatorin protetik për rehabilitimin e një pacienti pas maxilektomisë

Protezë speciale që rikthen funksionet orale, estetikën dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit pas trajtimit kirurgjikal. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), është kryer realizimi i Obturatorit - protezë speciale dentare që mbyll defektet e qiellzës ose nofullës së sipërme për të rikthyer funksionin dhe estetikën.

Pacienti A.S. i lindur me 1971 pas trajtimit kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale me diagnozë OSCC gr. III, ku është realizuar Maxillectomia Partialis Inferioris, ka vazhduar konsultat dhe trajtimin onkologjik sipas rekomandimeve të onkologut. Pas vlerësimit klinik të defektit postoperativ të krijuar nga ndërhyrja kirurgjikale, është vendosur që rehabilitimi funksional dhe estetik i pacientit të realizohet përmes rehabilitimit protetik me obturator protetik , rezultat i një bashkëpunimi profesional në trajtim të rasteve komplekse të kësaj natyre e në përputhje me protokollin e Protetikës Maksillo-Faciale. Ky rehabilitim ka për qëllim përmirësimin e funksioneve orale, duke përfshirë të folurin, gëlltitjen, mastikacionin, si dhe rikthimin e integritetit anatomik dhe cilësisë së jetës së pacientit.