• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Për 24-orë, 268 pacientë emergjent

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinikës Universitare të Kosovës kërkuan tretman mjekësor 268 persona.

Prej tyre, 45 u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 43 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik, derisa kishte edhe 69 raste ortopedike. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.