• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika Emergjente, mbi 1 mijë e 200 pacientë morën shërbime për 4 ditë

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për 4 ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 1 mijë 200 persona. Prej tyre, 241 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike.

Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste.