• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është shënuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku kryesuesja e Bordit të SHSKUK- së, Aida Rexhepi dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Narqize Arenliu- Hoxhaj, i uruan të gjitha gratë, me theks të veçantë infermieret, mjeket dhe punëtoret administrative!

Mes tyre, Rexhepi dhe Arenliu- Hoxhaj kujtuan rolin dhe angazhimin e përditshëm të gruas për një shëndetësi më të organizuar dhe më cilësore, derisa 8 Marsin e quajtën ditë simbolike, ngase krejt ditët e vitit nuk do të mjaftonin për ta shprehur mirënjohjen ndaj gruas për kontributin, përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të pacientit!

Fotografite e bashkangjitura