• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Qeveria e Luksemburgut dhuroi donacion në vlerë mbi 28 mijë euro për QKUK

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia zyrtare e pranimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria e Luksemburgut, përmes projektit KSV/017. Në kuadër të këtij donacioni përfshihen pajisje mjekësore dhe material shpenzues për barnatoren qendrore, në vlerë prej 28 mijë e 745 mijë euro.

Në ceremoninë pranim- dorëzimit të donacionit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, z.Eric Dietz, Gulten Aka, përfaqësuese regjionale e Lux-Dev, Mimoza Ukimeraj, zëvendësuese e përkohshme e drejtorit të ShSKUK. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut, si partner dhe përkrahës i vazhdueshëm i projekteve në shëndetësi. “ Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë z. Dietz, ju falënderojmë juve dhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë publike, gjë që është ndihmesë e madhe për popullsinë tonë”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia. I ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, theksoi se ky donacion është vazhdimësi e ndihmës për qytetarët e Kosovës, siç është parë edhe gjatë Pandemisë së Covid-19. “ Ne kemi ofruar ndihmë jo vetëm për QKUK, por edhe për dy spitale rajonale, atë të Gjilanit dhe Prizrenit, në renovime të reparteve dhe trajnim të stafit” tha, z. Dietz. Ai u shpreh se po aq i rëndësishëm sa bashkëpunimi ndërshtetëror, është edhe raporti ndërnjerëzor që është krijuar me qytetarët e shtetit të Kosovës. Ministri Vitia dhe z. Dietz, pas ceremonisë zyrtare i vizituan hapësirat e Barnatores Qendrore në QKUK me ç ‘rast diskutuan edhe mundësitë për investimet që mund të bëhen në të ardhmen.

Fotografite e bashkangjitura