• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Fondacioni Jahjaga dhuron 1 pajisje për Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Fondacioni "Jahjaga" të cilin e udhëheqë, ish-presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ka blerë dhe dhuruar si donacion pajisjen Sentinel Lymphnod Biopsy ( pajisje që shërben për identifikimin e nyjeve limfatike të infiltruar me kancer), për Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e cila do të lehtësojë trajtimin e pacienteve që kanë ndërhyrje në gjinjë, duke mundësuar trajtim më të lehtë.

Me rastin e dorëzimit të kësaj pajisje, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka falënderuar znj. Jahjaga dhe Fondacionin që ajo udhëheqë për këtë donacion dhe për përkrahjen e vazhdueshme për ShSKUK. Sipas tij, kjo dhe ndihmesat e tjera që janë si rezultat i angazhimit të ish-presidentes Jahjaga, do të mundësojnë trajtim më të mirë për gratë që marrin shërbime shëndetësore në QKUK . Në anën tjetër, ish-presidentja, Jahjaga, tha se gjatë kohës sa ka takuar shumë gra të diagnostikuar me kancer, por edhe takimit me mjekë, është parë si e nevojshme të sigurohet kjo aparaturë që do të lehtësojë trajtimin e të gjitha grave që marrin shërbime shëndetësore në QKUK.

Fotografite e bashkangjitura