• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK kërkon trajtim të qenve endacak

Disa kërkesa në Komunën e Prishtinës

Prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira. Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë. Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë. Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre. Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.