• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Policia e Kosovës ndanë mirënjohje për ShSKUK/QKUK

Në shenjë falënderimi Policia ndan mirënjohje për personelin mjekësor

Prishtinë, më 3 janar 2025 Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, priti në një takim zyrtar drejtorin e QKUK-së, z. Osman Hajdari dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së Dr. Ardian Shefkiu, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtorë të klinikave të ndryshme mjekësore. Në shenjë mirënjohje për kontributin e treguar, në ofrimin e përkrahjes shëndetësore ndaj punonjësve të PK-së, drejtori Hoxha, ndau shatë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësorë. Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

Fotografite e bashkangjitura