Rritje e numri të pacientëve dhe rezultateve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve. Gjatë vitit 2024, u realizuan 4,078 koronarografi diagnostike, prej tyre 3,759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Po ashtu, 2,554 intervenime perkutane koronare (stentime), 2,434 në QKUK, me 3,732 stenta të vendosura, kurse 120 në Spitalin e Prizrenit, me 198 stente të vendosura. Ky sukses tejkalon rezultatet e vitit 2023, dhe konfirmon përkushtimin e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore. Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në QKUK dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mbeten lider në rajon, duke ofruar procedura të sigurta, efikase dhe të suksesshme për pacientët tanë.