• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK dhe CfKK nënshkruan dy Marrëveshje Bashkëpunimi

Do të investohet në kuzhinën e Pediatrisë dhe sistem për regjistrimin e pacientëve

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, Elvir Azizi, dhe organizata humanitare Care for Kosovo Kids (CfKK), përfaqësuar nga znj. Anke Gerrits, kanë nënshkruar sot, dy Memorandume Mirëkuptimi, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së trajtimit për pacientët në repartet pediatrike të QKUK-së. Marrëveshja e parë ka të bëjë me zbatimin e sistemit-platformës moderne për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të pacientëve në repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike. CfKK kontribuon me pajisje teknologjike dhe trajnime, kurse ShSKUK merr përsipër instalimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Marrëveshja e dytë ka në fokus rinovimin e kuzhinës në Klinikën e Pediatrisë, si dhe sigurimin e pajisjeve për përmirësimin e shërbimeve për pacientët dhe stafin. Kjo marrëveshje përfshin, investim nga CfKK në vlerë prej 50,000 euro për pajisje moderne të kuzhinës, kurse ShSKUK-së do të bëjë rinovimin e hapësirës dhe përfundimin e projektit sipas afateve të përcaktuara kohore.

Fotografite e bashkangjitura