• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Kujdes i avancuar për të porsalindurit në Neonatologjinë e QKUK-së

Mbi 600 raste të trajtuara në pesë muajt e parë të vitit

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të jetë institucioni referues për ofrimin e kujdesit terciar neonatal dhe trajtimin e të porsalindurve që kërkojnë mbështetje të specializuar mjekësore, veçanërisht foshnjave të lindura para kohe dhe atyre me probleme shëndetësore në periudhën e hershme të jetës. Ndër shërbimet më të rëndësishme, klinika ofron diagnostikim, trajtim dhe monitorim të avancuar për rastet më komplekse neonatale, duke siguruar kujdes të vazhdueshëm dhe profesional për pacientët më të vegjël. Çdo vit, në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen një numër i konsiderueshëm rastesh. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal janë trajtuar rreth 1,505 të porsalindur, ndërsa nga janari deri më 31 maj të këtij viti janë trajtuar 613 raste. Këta pacientë përfitojnë nga kujdesi i vazhdueshëm dhe profesional i një ekipi të përbërë nga neonatologë, infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, të cilët janë të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe kujdesit për të porsalindurit. E pajisur me teknologji moderne dhe infrastrukturë me standarde të larta, Klinika e Neonatologjisë në QKUK vazhdon të luajë rol kyç në avancimin e kujdesit neonatal, duke dëshmuar çdo ditë rëndësinë e investimit në shëndetin e të porsalindurve dhe mirëqenien e brezave të rinj që nga ditët e para të jetës.