• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me Covid-19, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.

Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët. Nga raporti njoftohet se prej tyre, janë ofruar 4 mijë e 500 i shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze. Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150 . Poashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë. Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit.

Fotografite e bashkangjitura