• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Klinikën Infektive sot nuk kishte të vdekur nga Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë.

Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta. Pacientja 74 vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore.