• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

NË ShSKUK U MBAJT TAKIMI NISMËTAR I PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA GIZ SI REAGIM URGJENT NDAJ COVID-19

Sot, me 24.07.2020 Bordi Drejtues i projektit "COVID 19 – Përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientit / stafit dhe higjenës spitalore në Kosovë", mbajti takimin nismëtar kick off. Mikpritës i takimit ishte u.d. i drejtorit të ShSKUK-së, Dr. Valbon Krasniqi

Gjatë këtij takimi institucionet partnere u zotuan për bashkëpunim dhe gatishmëri në operacionalizimin e këtij projekti që u shërben qytetarëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Të pranishëm në përfaqësues të të gjithë partnerëve të përfshirë në projekt, një pjesë e tyre fizikisht në hapësirat e ShSKUK-së dhe një pjesë e partnerëve ishin online përmes platformës elektronik moodle. Duke qenë se projekti do të zbatohet në një fazë të shkurtër si reagim ndaj Covid-19, ud. I drejtorit Dr. Valbon Krasniqi, shprehu mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësit të këtij projekti Dr. Petrit Beqiri dhe partnerëve nga Halle në Gjermani e poashtu ,donatorit kryesor GIZ të cilët po i dalin në ndihmë sistemit shëndetësor në Kosovë në ketë kohë pandemie. Projekti përqendrohet në përmirësimin dhe avancimin e higjienës spitalore dhe sigurinë e pacientit/punëtoreve shëndetësor për mbrojtje nga Covid-19. Projekti planifikohet të zbatohet nëpërmjet disa hapave të drejtpërdrejtë. Ky është një projekt i hartuar në kohë rekord dhe aprovuar nga GIZ n ë Gjermani për të reaguar ndaj pandemisë Covid-19, i cili do të zbatohet në Kosoveë në partneritet publiko privat në mes Kolegjit Heimerer, Ministrisë se Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, ndërsa partnerët ndërkombëtar janë: Qendra Klinike Universitare e Halle-Saale dhe Qendra e trajnimit dhe simulimit Dorothea Erxleben në Halle, Gjermani. Kjo punëtori rezultoi me emërimin e përfaqësuesve në bordin drejtues të projektit, zotimin për emërimin e ekspertëve nga secili institucion dhe përzgjedhjen e 20 pjesëmarrësve përfitues të trajnimeve të ofruara nga ky projekt.

Fotografite e bashkangjitura