• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK dhe Spitali i FSK-së intensifikojnë bashkëpunimin

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar sot Spitalin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim me Dr. Shkelzen Syla, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovë, është diskutuar në lidhje me hapësirat dhe kapacitetet që ka QMFSK-së dhe mundësinë e mbështetje me staf mjekësor nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai ka njoftuar se kanë kapacitet prej 60 shtretër me të gjitha pajisjet e nevojshme, përfshirë edhe laboratorin dhe pjesën diagnostike- radiologjike. Gjatë vizitës në kabinete të ndryshme të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Dr. Syla e ka njoftuar drejtorin lidhur me kapacitetet në personel dhe pajisjet mjekësore që ka në dispozicion FSK, duke kërkuar që në raste të caktuar sipas Memorandumit të nënshkruar me herët me ShSKUK, të mbështetet me specialistë të caktuar nga ShSKUK. Ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka ofruar mbështetjen e tij për FSK, bazuar në nevojat që ka kjo qendër mjekësore dhe në memorandumin e nënshkruar me herët ndërmjet dy institucioneve.

Fotografite e bashkangjitura