• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi takon sindikalistët e infermierisë

Ushtruesi i deytyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim pune drejtuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Në takim është biseduar në lidhje punën e infermierëve, me theks të veçantë angazhimin e infermierëve gjatë kohës së Pandemisë së Covid-19. Poashtu, u bisedua në lidhje zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesat prej 300 eurove për infermirët. Ai ka falënderuar sindikalistët dhe të gjithë infermierët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën profesionale që po bëjnë me pacientët në përgjithësi, e sidomos me trajtimin e rasteve me Covid. Duke folur për zbatimin e Vendimit të Qeverisë për shtesat në pagë, drejtori Krasniqi, ka siguruar sindikalistët e infermierisë se zbatimin e vendimit do të bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë. Në anën tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Infermierisë, kanë falenderuar drejtorin për takimin dhe angazhimet e vazhdueshme për të siguruar mirëqenie dhe kushte më të mira për infermierët. Gjatë takimit, drejtuesit e Sindikatës u pajtuan dhe u bindën se ekziston vullnet dhe angazhim konkret nga ShSKUK, për tejkalim të situatës në lidhje me shtesat për muajin korrik dhe gusht për infermierët.

Fotografite e bashkangjitura