• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mirënjohje dhe falënderim për Ambasadorin italian dhe Komandantin e KFOR-it

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim Ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando dhe z. Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë.

Takimi është organizuar në shenjë falënderimi për misionin ushtarak italian, të cilët kanë ndihmuar nga afër ShSKUK-në, në luftën kundër Covid-19. Drejtori Krasniqi, ka falënderuar Ambasadorin Orlando dhe Komandantin e KFOR-it, z. Risi, për përkahjen që ka dhënë ekipi mjekësor ushtarak, në kuadër të ShSKUK-së. Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, ai ka ndarë mirënjohje për Amasadroin Orlando dhe Komandantin Risi. Falënderim për përkahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ka bërë edhe Kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka vlerësur ndihmesën e popullit italian, e sidomos të ekipit mjekësor. Ministri Zemaj, pasi ka falënderuar Ambasadorin dhe Komandantin e KFOR-it, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka ofruar bashkëpunim të plotë, pa burokraci. Ambasadori italian, Nicola Orlando, tha se kjo është hera e tretë që vjen në QKUK, në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme dhe mbështetjes që ka dhënë Italia për shëndetësinë e Kosovës. Ai theksoi se mjekët italian kanë përfituar nga përvoja me Covid në shtetin e Italisë dhe këtë përvojë e kanë ndarë edhe me popullin e Kosovës. Mjekët nga Italia treguan përvojat e tyre në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin që kanë pasur me mjekët e Kosovës.

Fotografite e bashkangjitura