• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Shënohet Dita Botërore e Anestezionit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), me organizim të Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve, është shënuar sot Dita Botërore e Anestezionit.

Me këtë rast, Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm në ShSKUK, ka vlerësuar punën e madhe që bëjnë anesteziologët. “Është fakt se gjatë 2-3 muajve të fundit, anesteziologët kanë qenë të rënduar me vëllim dhe ndërlikueshmëri të punës me pacientë, ne e dimë se pacientë me Covid është dashur të trajtohen nga anesteziologët, këta ja kanë arritur me sukses. Kemi arritur të funksionalizojmë në tërësi Mjekimin Intensiv Qendror Covid, pas intervenimeve që kemi bërë, më parë e kemi shfrytëzuar me gjysmë kapacitete, janë bërë riparime të nevojshme dhe tani kanë 26 shtretër që lehtëson punën”, theksoi ai. Sipas tij, lehtësim i madh do të jetë edhe pranimi i specializantëve të ri nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Për specializantë foli edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili tha se me ndarjen e specializimeve kanë pasur parasysh edhe këtë klinikë, me qëllim të lehtësimit të punës. “Aktualisht pas shumë përpjekjeve me sukses kemi arritur që të ngrisim kapacitet tona në klinikat tona duke shtuar numrin e respiratorëve. Gjatë muajve të fundit kemi rritur numrin e profesionistëve shëndetësor në të gjitha klinikat dhe kemi dhënë prioritet shtimit të numrit të specializimeve por me rritje e nevojës janë planifikuar 40 specializantë të anesteziologjisë” përfundoi ministri Zemaj. Lulzim Emini, Kryetar i Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve të Kosovës, tha se në Kosovë, anestezioni është aplikuar në vitet e 70, ndërsa në vitin 1999 është formuar Klinika e Anesteziologjisë dhe në vitin 2000 kanë dalur anesteziologët e parë që e kanë përfunduar specializimin në Kosovë”. Fjalë falënderuese për anesteziologët tha edhe Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, “ Unë ju falënderoj për punën dhe angazhimin që e bëni" tha ai.

Fotografite e bashkangjitura