• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Pajisjet të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK

Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, 40 videolaringoskopë, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma. Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.

Fotografite e bashkangjitura