• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Për 1 muaj, 1236 Rezonanca Magnetike

Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me Pandeminë COVID-19.

Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit. Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente.