• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK po trajton 426 pacientë nga Sars-Cov-2

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë. 309 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 319 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë 14 prej tyre në gjendje të rënduar 130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 145 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 77 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, 1 pacient Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë 17 prej tyre në gjendje të rënduar 179 të konfirmuar pozitivë 174 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 43 pacientë Spitali i Gjakovës, 45 pacientë Spitali i Pejës, 54 pacientë Spitali i Gjilanit, 35 pacientë Spitali i Ferizajt, 34 pacientë Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë