• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

SHSKUK pranon donacion me pajisje ndihmëse nga HANDIKOS

Oragnizata HANDIKOS i ka dhuruar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pajisje ndihmëse për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Në frymën e kërkesave të SHSKUK-së, Organizata HANDIKOS solli 8 karroca speciale për dëmtime neurologjike, 10 karroca për të gjitha terrenet, 6 karroca standarde, 10 shëtitore me rrota dhe 1 shkop me 4 këmbë. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e HANDIKOS për ndihmën e ofruar dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me këtë organizatë. “ Është pak i rëndësishëm numri i pajisjeve, aq sa është e rëndësishme simbolika e bashkëpunimit me HANDIKOS-in. S’ka mesazh më të fuqishëm se ky sot me format e bashkëpunimit, që ne i kemi me HANDIKOS-in, por edhe me shoqatat tjera”, theksoi Krasniqi. Ndërkaq, Afrim Maliqi, drejtor i Organizatës HANDIKOS, tha se pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për klinika të ndryshme për pacientët, të cilët kanë vështirësi në lëvizje. “ Organizata jonë gjithmonë është munduar të ofrojë jo vetëm mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, por edhe për institucionet, për shkak se nevojat janë të ndryshme. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë, që t’ju shërbejmë qytetarëve”, tha ai.

Fotografite e bashkangjitura