• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Bie numri i të spitalizuarve, në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 94 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë Spitali i Prizrenit, 123 pacientë Spitali i Gjakovës, 71 pacientë Spitali i Pejës, 148 pacientë Spitali i Gjilanit, 70 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë Spitali i Ferizajt, 58 pacientë