Qendra e Shëndetit Mendor në Bashkësi në Prishtinë
- Tel: 038 542 195, 038 542 199
- qshm_pr@yahoo.com
Telemjekësia është ofrimi shërbimit mjekësor nga distanca, përmes përdorimit tw teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik që mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetësore të dobishme për diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, për kërkim dhe punë shkencore, si dhe për edukim të vazhdueshëm të personelit mjekësor, e gjithë kjo në interes të përmirësimit dhe zhvillimit të plotë të shëndetit të individëve dhe komuniteteve (OBSH, 1997).
Metoda në kohë reale e telemjekësisë mundëson interaksionin e drejtpërdrejt ndërmjet pacientit dhe ofruesit të shërbimit shëndetësorë përmes teknologjisë informative elektronike dhe telekomunikative
Metoda ruaj-dhe-dërgo e telemjekësisë ireferohet përdorimit jo të drejtpërdrejt të komunikimit ndërmjet pacientit dhe ofruesit të konsultës, apo ndërmjet ofruesit referues të kujdesit shëndetësor dhe specialistit mjekësorë.
Monitorimi në distancë i pacientëve është metodë e kujdesit shëndetësorë me anë të së cilës pacientët përdorin pajisjet mjekësore mobile për të dërguar të dhënat e gjendjes së tyre shëndetësore tek ofruesi i kujdesit shëndetësorë.
Terminali Lokal është hapësirë e pajisur për zhvillimin e një telekonsulte. Këto pajisje mund të jenë kompjuter, apo kamerë specifike për shërbimet e telemjekësisë.
Telekonsulta dhe teleprezenca është përdorimi i teknologjisësë Telemjekësisë për të mundësuar mjekun të vlerësojë në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit, të ndihmojë në trajtimin e tyre dhe sipas rastit të drejtojë përpjekjet e personelit e një institucioni të largët të kujdesit shëndetësor në procesin e ofrimit të kujdesit për pacientin.
Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor (EVM) në distancë përfshin të gjithë ato veprimtari të tipit të EVM të cilat realizohen në kushtet kur ligjëruesi dhe pjesëmarrësit ndodhen në distancë dhe informacioni transmetohet nëpërmjet teknologjive të informimit dhe telekomunikimit.
Biblioteka elektronike grumbullon dhe ruan materiale në format elektronik në vend të formateve klasike në letër, mikrofilmose media të ndryshme. Këto materiale mund të ruhen lokalist ose në rrjete kompjuterike në distancë dhe janë të aksesueshme në kompjuter.
Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës (QKTK) funksionon në mjediset e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). QKTK drejtohet nga Drejtori i Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës dhe kanë përbërje një staf të kualifikua të përbërë nga mjekë,specialistë të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit si dhe staf tjetër mbështetës. QKTK është e lidhur me Qendrat Rajonale të Telemjekësisë (QRT) nëpërmjet lidhjes me internet me brez të gjerë dhe siguri lidhje 99.9%.
Qendrat Rajonale të Telemjekësisë funksionojnë, për momentin, në Spitalet e Pwrgjithshme nw Gjakovë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe QKMF Skenderaj. QRT drejtohet nga Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë (një mjeki emëruar nga Drejtorit i Spitalit Rajonal) dhe nga Ndihmës Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë (një infermier i emëruar nga Drejtori i Spitalit Rajonal). Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë i kryen angazhimet në kuadrin e veprimtarisë së vet profesionale, edukuese dhe kërkimore. Procedura standarde e punës së ndihmëskoordinatorit përfshin asistencë të plotë teknike për mjekët që kërkojnë shërbim të telekonsultës (gjatë orarit zyrtar të punës), transferim të përgjegjësive përmbajtjen operacionale të QRT.
Ideja për themelimin dhe zbatimin e Telemjekësisë në Kosovë është prezantuar për herë të parë në takimin G-8 të Telemjekësisë, në Berlin, më 5 maj, 2000, nga autori Prof. Dr. Rifat Latifi.
Synimi ishte dizajnimi dhe zbatimi i QKTK si një portal i qëndrueshëm dhe funksional për informim brenda dhe jashtë regjionit me një qendër trajnimi për telemjekësi. Sistemi do të ofronte arsimim modern mjekësor, konsultime dhe transmetime të të dhënave klinike mjekësore ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve regjionale të Kosovës si dhe ndërmjet Kosovës dhe komunitetit mjekësor ndërkombëtar.
Për këtë qellim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) nga institucionet relevante te kohës.
Ne vitin 2001, Prof. Dr. Rifat Latifi prezanton Projekt-Propozimin para Agjencionit Evropian për Rindërtim i cili vendose ta jetësojë (lexo-financoje) këtë program, përmes projektit “Activating Health Systems” te implementuar nga BBI.
Ishte kjo faza e Pare (I) e Programitt eTelemjekësisë sw Kosovës e cila përfshinte:
Renovimin/adaptimin e hapësirave te katit te 5 te ndërtesës se Qendrës Emergjente ne Qendrën e Telemjekësisë se Kosovës;
Pajisjen me teknologji te domosdoshme informative, komunikuese dhe logjistike
Trajnimi i resurseve humane;
Ekspertiza e domosdoshme ndërkombëtare;
Organizimi i Seminarit te Pare Ballkanik për Telemjekësi ne Kosove.
Te gjitha pikat e lartpërmendura realizohen me përpikëri dhe me kohe.
Mungesa e burimit kryesor te financimit për periudhën pas përmbylljes se Fazës se Pare (e Donatoreve) dhe buxheti shume i vogël nga MESH shënon një ngecje ne zhvillimin e Fazës se Dyte te Programit- Ndërtimi i QendraveRajonale te Telemjekësisë ne Kosove .
Ne Shtator te vitit 2006, International Virtual e-Hospital (IVeH), bene mrekullinë e radhës dhe siguron grantin nga State Departmenti Amerikan pjesa me e madhe e te cilit dedikohet ndërtimin dhe kompletimit teFazës se Dyte (II) te Programit tw Telemjekësisë se Kosovës
Me 18.10.2007 behet Inaugurimi i Fazës se Dyte te Programit teTelemjekësisë ne Kosove qe konsistoi nw funksionalizimin e plotw te QKTK dhe 6 Qendrave Rajonale teTelemjekësisë ne Kosove
Ne vitin 2012 International Virtual e-Hospital (e-Spitali Ndërkombetar Virtual), behet Laureati ÇmimitPrestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program” Washington USA! Në radhë të parë, ky shpërblim është shpërblim për programin e telemjekësisë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe suksesin e IVEH në Balkan që tashmë është bërë model për vendet tjera në botë.
Qendra Kombetare e Telemjekesisise se Kosoves kagjithsejt 13 te punesuar dhe udhëhiqet nga DrejtoriEkzekutiv, Dr. Ismet Lecaj dhe ka këto departamente;
Departamenti i Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit;
Departamenti Klinik;
Departamenti i Bibliotekës Elektronike dhe Edukimit te Vazhduar Profesional ne Distance
Departamenti i shërbimeve mbështetëse.
Kontakt: +38138512420
Dr. Ismet Lecaj Prof.
Drejtor i Qendrës së Telemjekësisë së Kosovës
Arben Imeri
Ekspert për telemjekësi dhe e-shëndetësi
arben.imeri@telemedks.org
Flamur Bekteshi
Ekspert për telemjekësi dhe e-shëndetësi
flamur.bekteshi@telemedks.org
Luljeta Krekaj
Shefe administrativo-teknike
luljeta.krekaj@telemedks.org
Fatmir Hajdari
Koordinator klinik për telemjekësi
fatmir.hajdari@telemedks.org
Blerim Berisha
Bibliotekist në bibliotekën elektronike
blerim.berisha@telemedks.org
Kadri Noberdaliu
Bibliotekist në bibliotekën elektronike
kadri.noberdaliu@telemedks.org
Me krijimin e Fabrikës së Tekstilit në vitin 1958, ishte e nevojshme edhe themelimi i Ambulantës që do të ishte në shërbim të punëtorëve të kësaj fabrike gje e cila themelohet në vitin 1961.
Gjatë viteve në ketë ambulantë punojnë mjekë të specialiteteve të ndryshme gjerë me 02.05.1982 kur edhe ndërtohet objekti i ri ekzistues në sip.prej 2000m2 dhe njihet si DISPANZER I MJEKËSISË SË PUNËS. Meritë të veçantë kanë drejtori i Industrisë ” Emin Duraku” Zt. Fatmir Rexha dhe Drejtori i Dispanzerit të Mjekësisë së Punës Dr. Rifat Lila.
Gjatë gjithë kësaj kohe Dispanzeri ka qenë në shërbim të punëtorëve dhe të mbarë popullatës me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Të gjitha Kabinetet kanë qënë të pajisura me aparaturë me moderne të asaj kohe. Si i tillë ka funksionuar gjerë në vitin 1999 kur pas luftës e gjitha aparatura ekzistuese është marrë nga pushteti i atëhershëm serb.
Menjëherë pas luftës i gjithë stafi fillon punën pa mjete themelore ( aparatura), por duke ju falenderuar vullnetit dhe përkushtimit të Ministrisë së Shëndetësisë me 04.10.2000 emërtohemi INSTITUTI I MJEKËSISË SË PUNËS SË KOSOVËS-GJAKOVË dhe gradualisht jemi pajisur me aparatura më të sofistikuara të kohës për të gjitha kabinetet që edhe sot e kësaj ditë janë në funksion të plotë në shërbim të popullatës së gjerë.
Me Ligjin e Shëndetësisë Ligji Nr. 04/L-125 Institucioni ynë emërtohet Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës –Gjakovë , nivel terciar, si njësi organizative dhe funksionale e SHSKUK-së
SHËRBIMET QË OFROHEN
Kabinetet:
1.Mjekësi e Punës
Dermatologji
STAFI MENAXHUES
Dr. Luan Nagavci
– Drejtor Ekzekutiv
Zana Këpuska– Zyrtare Kryesore Financiare
Lendita Jetishi– Zyrtare e Personelit/ Çertifikuese
Shpejtim Skivjani– Zyrtar i Prokurimit
Blerta Rudi– Zyrtare e Lartë Ligjore
KONTAKT ADRESA:
Email adresa: impk_gjakove@hotmail.com, luannagavci@hotmail.com
Tel. 0390327787, 0390327061, 0390321988
http://www.impk-gjakova.org/
Veprimtaria e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive – Prishtinë
QKMS është institucion publik shëndetësor i cili bënë pjesë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si shërbim profesional me të drejta dhe detyrime të përcaktuara në bazë të Ligjit për Shëndetësi dhe Statutit të SHSKUK.
QKMS si njësi autonome e SHSKUK organizon dhe drejton punët administrative dhe profesionale në pajtim me ligjet në fuqi dhe Statutit të SHSKUK.
QKMS si qendër referente e mjekësisë së sportit, ofron shërbime shëndetësore për të gjithë sportistët dhe pacientët e referuar në këtë Qendër, si dhe planifikon e ndërmerr masat e nevojshme për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të sportistëve dhe qytetarëve që merren në mënyrë rekreative me sport.
QKMS kryen hulumtime kërkimore shkencore, statistikore dhe përgatit programin e masave të kujdesit shëndetësor nga fushë veprimtaria e vet.
QKMS vlerëson aftësitë e spotistëve dhe qytetarëve që merren në mënyrë rekreative me sport nëpërmjet vizitave sistematike dhe periodike.
Udhëheq regjistrin e sëmundjeve profesionale dhe bën monitorimin, studimin e shkaqeve të lëndimeve të sportistëve dhe atyre që merren me rekreacion në Republikën e Kosovës
Në zbatimin e kujdesit shëndetësor, QKMS ndërmerr masat e nevojshme për sigurimin e standardeve cilësore dhe sasiore të kujdesit shëndetësor.
Standardet cilësore janë ato të parapara në nenin 13, pika 1, 2 të Ligjit për Shëndetësi Nr.04/L-125.
Organizimi i QKMS
Veprimtaria e QKMS -së realizohet përmes këtyre njësive:
Njësia e Mjekësisë Sportive :
Sherbimet:
Përparimi, parandalimi, mjekimi dhe rehabilitimi i sportistëve të sëmurë, me ç’rregullime, dhe me lendime;
Përcaktimi i diagnozës fillestare dhe kujdesi elementar shëndetësor;
Testimi – diagnostikimi i aftësive funksionale;
Aktivitetet:
Këshilla nutritive dhe përpilim i programeve nutritive për sportistë dhe rekreativë;
Këshilla dhe pjesëmarrëje në përpilimin e programeve trajnuese për sportistë;
Këshilla për përsonat që merren në mënyrë rekreative me sport;
Aktivitet i gjithëmbarëshem kundër dopingut;
Njësia e sherim – rehabilitimit:
Ekzaminimin – vlerësimin gjithëpërfshirës të sportistit – pacientit;
Formulimin e diagnozës (fizioterapeutike), prognozës dhe planit të trajtimit;
Ofrimin e konsultimeve brenda ekspertizës së tyre dhe të përcaktoj kur sportistit – pacientit duhet t’i ofrohet një profesionisti tjetër shëndetësorë;
Zbatimin e programit të intervenimit – trajtimit fizioterapeutik;
Vlerësimin e rrezultateve të intervenimeve – trajtimeve;
Dhënien e këshillave dhe rekomandimeve për vetë – menaxhim në aktivitetet e jetës së përditëshme.
Shërbimi i Administratës dhe njesive ndihmëse:
Zyra e shërbimeve juridike dhe përsonelit
Zyra për buxhet dhe financa,
Zyra për prokurim,
Zyra e shërbimeve teknike,
shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastërtis
shërbimet e sigurisë
autoparku
Udhëheqja dhe trupat e QKMS
Bordi Drejtues
Bordi Drejtues drejton aktivitetet e QKMS-së, nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv.
Bordi drejtues ka pesë (5) anëtarë:
Drejtori Ekzekutiv i QKMS-së (1),
Shefi i Shërbimeve Shëndetësore (1),
Shefi i Administratës (1),
Kryeinfermieri (1),
Kryesuesi i Këshillit Profesional (1).
Stafi aktual
Prof.Dr Adem Nura – Drejtor ekzekutiv
Dr.Rrustem Gashi – Shef i shërbimeve shëndetësore
Shkelzen Rexhaj – Shefi i Administratës
Dr.Kumrije Mahmuti spec.fiziater
Irfan Kadriu – Fizioterapeut
Hanife Ismajli – Fizioterapeut
Mr.Imran Isufi – Kineziolog
Atdhe Halimi – Fizioterapeut
Servete Llulluni – Infermiere
Fahrije Neziri – Asistente teknike
ORARI I KONTROLLAVE MJEKЁSORE PЁR FUTBOLLISTЁT 2015/16
Orari i kontrollit mjekësor për futbollistët e SUPERLIGËS sipas klubeve (senior dhe junior) 2015/16 (sezoni VJESHTOR) | |||||
Nr. | EKIPI | Vendi | Kontakti | Data | Ora |
1 | FERONIKELI | Drenas | 044-233-077044-422-727 | 20.07.2015 | 8:30 |
2 | BESA | Pejë | 044-137-751 | 21.07.2015 | 8:30 |
3 | PRISHTINA | Prishtinë | 038-226 968 | 22.07.2015 | 8:30 |
4 | HAJVALIA | Prishtinë | 044-335-178 | 23.07.2015 | 8:30 |
5 | KOSOVA (V) | Vushtrri | 044-768-077 | 24.07.2015 | 8:30 |
6 | TREPÇA ‘89 | Mitrovicë | 044-213-628 | 27.07.2015 | 8:30 |
7 | DRENICA | Skenderaj | 044-194-777044-684-711 | 28.07.2015 | 8:30 |
8 | ISTOGU | Istog | 044-138-603 | 29.07.2015 | 8:30 |
9 | DRITA | Gjilan | 044-446-135045-645-079 | 30.07.2015 | 8:30 |
10 | LLAPI | Podujevë | 044-600-317 | 31.07.2015 | 8:30 |
11 | LIRIA | Prizren | 044-187-340 | 03.08.2015 | 8:30 |
12 | GJILANI | Gjilan | 044-212-118 | 04.08.2015 | 8:30 |
Orari i kontrollit mjekësor për futbollistët e LIGЁS SЁ PARЁ sipas klubeve (senior dhe junior) 2015/16 (sezoni VJESHTOR) | |||||
Nr. | EKIPI | Vendi | Kontakti | Data | Ora |
1 | VЁLLAZNIMI | Gjakovë | 044-122-717 | 05.08.2015 | 8:30 |
2 | FERIZAJ | Ferizaj | 045-284-284044-378-315 | 06.08.2015 | 8:30 |
3 | TREPÇA | Mitrovicё | 044-589-142 | 07.08.2015 | 8:30 |
4 | FLAMURTARI | Prishtinë | 044-237-888044-410-041 | 10.08.2015 | 8:30 |
5 | FUSHË KOSOVA | F. Kosovë | 044-315-744 | 11.08.2015 | 8:30 |
6 | 2 KORRIKU | Prishtinë | 044-153-771 | 12.08.2015 | 8:30 |
7 | VLLAZNIA (P) | Pozhoran | 044-873-490 | 13.08.2015 | 8:30 |
8 | DUKAGJINI | Klinë | 044-223-135 | 13.08.2015 | 11:30 |
9 | KEK-u | Obiliq | 044-250-636 | 14.08.2015 | 8:30 |
10 | RAMIZ SADIKU | Prishtinë | 044-165-706 | 17.08.2015 | 8:30 |
11 | RAHOVECI | Rahovec | 044-400-662 | 18.08.2015 | 8:30 |
12 | BALLKANI | Suharekë | 044-636-855 | 18.08.2015 | 11:30 |
13 | KOSOVA (P) | Prishtinë | 044-171-352044-595-318 | 19.08.2015 | 8:30 |
14 | LUFTETARI | Brekoc | 044-385-326 | 19.08.2015 | 11:30 |
15 | VITIA | Viti | 044-210-880 | 20.08.2015 | 8:30 |
16 | BEHARI | Vitomiricё | 044-774-394044-251-473 | 20.08.2015 | 11:30 |
Orari i kontrollit mjekësor për futbollistët e LIGЁS SЁ DYTЁ sipas klubeve (senior dhe junior) 2015/16 (sezoni VJESHTOR) | |||||
Nr. | EKIPI | Vendi | Kontakti | Data | Ora |
1 | ULPIANA | Lipjan | 044-194-204 | 21.08.2015 | 8:30 |
2 | LEPENCI | Kaçanik | 044-253-011 | 21.08.2015 | 11:30 |
3 | DEÇANI | Deçan | 044-293-172 | 24.08.2015 | 8:30 |
4 | KAMENICA | Kamenicё | 044-685-855 | 24.08.2015 | 11:30 |
5 | VICIANUMI | Vushtri | 044-198-438 | 25.08.2015 | 8:00 |
6 | KAOLINI | Karaqevё | 044-393-736044-710-629 | 25.08.2015 | 11:00 |
7 | RILINDJA E KOS. | Gjakovё | 044-122-769 | 25.08.2015 | 13:00 |
8 | BASHKIMI (K) | Kamenicё | 045-835-696 | 26.08.2015 | 8:30 |
9 | LUGU I BARANIT | Pejё | 044-249-265 | 26.08.2015 | 11:30 |
10 | BESLIDHJA | Prishtinё | 044-220-581 | 27.08.2015 | 8:30 |
11 | OPOJA | Dragash | 044-890-634 | 27.08.2015 | 11:30 |
12 | RINIA | Fushё Kosovё | 049-111-377 | 28.08.2015 | 8:00 |
13 | LESHANI | Pejё | 049-808-020 | 28.08.2015 | 11:30 |
14 | TEFIK ÇANGA | Ferizaj | 044-172-080 | 31.08.2015 | 8:30 |
15 | BESA (IR) | Deçan | 045-177-289 | 31.08.2015 | 11:30 |
16 | VJOSA | Shtime | 044-233-058044-158-943 | 01.09.2015 | 8:00 |
17 | ILIRIA | Pejё | 049-171-457 | 01.09.2015 | 11:30 |
18 | MINATORI | Magurё | 044-331-930049-723-350 | 02.09.2015 | 8:30 |
19 | 18 KORRIKU | Rahovec | 044-494-752 | 02.09.2015 | 11:00 |
20 | GALLAKSIA | Gjilan | 044-871-245 | 03.09.2015 | 8:30 |
21 | KASTRIOTI | Ferizaj | 044-126-400 | 03.09.2015 | 11:30 |
22 | ARDHMENIA | F.Kosovё | 049-717-297 | 04.09.2015 | 8:30 |
Qendra Integruese Rehabilituese e të Semuarve Kronik Psikiatrik në Shtime është një nga institucionet e shëndetit mendor e rëndësis së veqantë publike që afron kujdes të shërbimit profesional të shëndetitë mendor të nivelit sekondar dhe është njësi përbërse e ShSKUK-së.
Ȅshtë themeluar në vitin 2006 pas reformes në shendetin mendor dhe është e vetmja e këti lloj në Republiken e Kosoves si qender rehabilituese dhe integruese e të sëmuarve kronik psikiatrik qe ofron kujdes të shërbimit të shëndetit mendor 24 orë.
Qendra ka nje siperfaqe të mbrenshme prej 3270 m2, e ndarë në katër reparte , gjithsejt janë 48 dhoma për rezidentë, kapacitetit i përgjithshem është 90 shtrëtër. Të inkorporuara në këtë siperfaqe janë 4 reparte A1 deri në A4, administrata, ambullanta, kuzhina, lavanteria dhe depotë e produkteve ushqimore dhe të materialeve teknike. Qendra ka nevoj për një renovim të përgjithshem të hapsirave të mbrëndshëm dhe të jashtëm, prej shumë vitesh nuk është investuar në këtë qender.
Në QIRSKP punojnë 39 përsona-staf i përgjithshem ku janë të ndarë në sektor të shërbimeve të veqanta si administrata, shërbim mjekësor dhe shërbim teknik.
Në QIRSKP momentalisht trajtohen 65 pacientë- rezidentë, prej të cilëve 38 janë meshkuj, 27 femra, ndrsa prej tyre 41 janë Shqiptar, 12 janë Serb, 1 kroat, 4 janë Boshnjak, 2 Maqedon, dhe 5 Ashkalinj, shumica e këtyre pacientëve kanë diagnozën “çrregullim psikotik kronik”.
Parimet e rehabilitimit dhe integrimit psikiatrik në qendren ton përqendrohen në konceptin e trajtimit të barabartë dhe pa diskriminim të personave me çrregullime të shëndetit mendor, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor, duke respektuar normat ligjore vendore dhe nderkomtare mbi të drejtat e të sëmuarve psiçikë, njëkohësisht duke respektuar normat dhe parimet etike .
Qëllimi i rehabilitimit psikiatrik në QIRSKP është qe ti ndihmojë këta persona për ti zhvilluar aftësitë e tyre mendore, emocionale, sociale dhe intelektuale të nevojshme për të jetuar dhe vepruar në komunitet me sa më pak mbështetje sociale.
Shërbimet e trajtimit –rehabilitimit psikiatrik dhe rehabilitimi psiko-social në QIRSKP-Shtime janë të bazuara në pragramet e avancuara qe përdoren edhe në vendet e ndryshme të bashkimit europian dhe qe në përmbajtjen e vetë kanë metodat e trajtimit multidisiplinar.
Tretmani farmakologjikë, mbështetja psikologjike e rezidentëve, vizitat familjareve të tyre, strehimi, rehabilitimi professional,mbeshtetja sociale , qasja në aktivite gjatë kohës së lire si dhe mirëmbajtja e higjenes përsonale të pacientëve është puna e përditëshme e stafit mjekësor dhe stafit ndihmës qe ofrojnë në këtë institucion të shëndetit mendor.
Duke pasur parasysh se shëndeti mendor është fundamental për shëndetin e përgjithshëm, është baza për kontributet e suksesëshme të individitë në familje, në komunitet dhe në shoqëri, shpresojmë se QIRSKP-Shtime edhe në të ardhmen do ta gjejë mbështetjen nga institucionet vendore dhe nderkombtare në mënyr qe kjo qender të avancohet si në shtimin e shërbimeve të reja ashtu edhe në avancimin e stafit mjekësor.
Respekte:
Dr. Miftar Zenelaj
Drejtor në QIRSKP-Shtime
Kontakt adresa:
Adresa :Rr “Tahir Sinani” PN Shtime
Tel: 0290/389 034
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi në Prishtinë ka filluar punën me 17 Shtator 2003,në këtë isntitucion shërbime ofrojnë 1 neuropsikiatër,15 infermiere,1 këshilltar psikosociale 1 administrator dhe stafi ndihmës.
Shërbimet dhe aktivitetet që ofrohen :
Shërbime psikiatrike,shërbime psikologjike, shërbime psikosociale, psikoedukimi i familjes, teknika të ngritjes së vetëdijes, vizita shtëpiake, qëndrimi ditor, terapi individuale dhe grupore, aktivitete rehabilituese dhe aktivitete rekreative.
Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet në komunitet :
Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, QKU-në, Klinikën Psikiatrike, Departamentet e Strehimit, Shërbimin Policor, gjukatat, shkollat, Fakultetin e Filozofisë – Departamenti i Psikologjisë, Qendrat për Shëndet Mendor të regjioneve të tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, OJQ-të( Klubi Dëshira, KRCT-në, Ndigjo rrininë, CDF-në, DRC ), OBSh-në, Institucione fetare, familjen etj.
QSHMB ka botuar një fletpalosje lidhur me ShShM ne regjionin e Prishtinës, librin e poezisë klientit të ndjer Sulë Ademi – Açareva: Njeriu pa hise në diell,ka botuar disa shkrime në revisten Infermieria Kosovare dhe shumë herë punëtorët e QShMB kanë qenë pjesëmarësë ne emisionët të ndryeshme në Radio dhe TV.
Kontakt adresa:
Qendra e Shëndetit Mendor në Bashkësi në Prishtinë,
Rr. “Henry Dynant”, p.n.
Tel: 038 542 195,
038 542 199
E maill: qshm_pr@yahoo.com
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 10 Tetor të vitet 2002 në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë :1 neuropsikiatër.1 psikiatër,15 infermiere, punetori social, administratori financiar dhe punetorë ndihmës.
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ofron këto shërbime:
Shërbimet në qendrim ditor: Aktivitete grupore, sigurimi i marrdhënjeve miqësore, sigurimi i terapisë farmakologjike dhe aktivitete rekreative.
Ambulanca specialistike psikiatrike: Vizita e parë specialistike psikiatrike, vizitat kontrolluese specialistike psikiatrike, intervistime, psikoterapi, kontrolli i terapisë farmakologjike, raporte specialistike dhe vertetime mjekësore.
Vizitat shtëpiake; Percjellja e gjendjes se klientit,dhenja e terapisë farmakologjike, verifikimi dhe sigurimi i marrjës së terapisë, vlersimi i kushteve të jetës së klientit, inter reakcionet në situata të krizës.
Puna terapeutike me Familje; Takimet me anëtaret e familjes së klientit, psikoedukimi familjar
Puna Individuale:Takimet e caktuara dhe të përseritura për diskutim të problemeve të ndryshme; personale, kushtet e jetës dhe ofrimi i mundësive për të mësuar për rrethana aktuale .
Rehabilitimi: Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituse të punës dhe integrimi në pune,aktivitet rekreative dhe sportive.
Intervenimet sociale dhe medicinale ; Përkrahje e klientëve në entin social, në gjykata dhe fond pensional .
Këshillime; Këshilla mjeksore për klientë, vendosja e marrdhenjeve me repartet tjera mjeksore për ofrim të keshillave, këshillime urgjente në rast nevoje dhe caktime të takimeve me telefon.
Puna grupore terapeutike: Diskutime grupore për cështje të caktuara dhe të ndryshme, forcim personaliteti, organizim të kohës së lirë dhe ngritje të mardhënjeve shoqërore.
Teknikat psikologjike; Teknikat e relaksimit, teknika Mendje-trup dhe meditimi.
Bashkëpunimi me organizatat te tjera: SHPSHM bashkëpunon me Qendrat tjera të shëndetit mendor, Qendrën kryesore të mjeksise familjare në regjion, OJQ-të të cilat veprojnë në regjionin, profesionistet psikiatrik te Kforit Franqez, SHPK – njësin në komunitet, TMK, bashkësit Islame dhe Katolike, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, Qendren për punë sociale dhe mireqenje sociale, përfaqesuesit e degëve të Hendikosit në regjion.
QSHMB në Mitrovicë ka botuar fletushka për aktivitete që zhvillohen në SHPSHM në Mitrovicë
Kontakt adresa:
Ilirid, Rr.Bedri Hasanaj
Tel: 028/530-834, 028/532-502
Orari i punës :8:00 -16:00
E mail: drgsh93@yahoo.com
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi në Prishtinë ka filluar punën me 17 Shtator 2003,në këtë isntitucion shërbime ofrojnë 1 neuropsikiatër,15 infermiere,1 këshilltar psikosociale 1 administrator dhe stafi ndihmës.
Shërbimet dhe aktivitetet që ofrohen :
Shërbime psikiatrike,shërbime psikologjike, shërbime psikosociale, psikoedukimi i familjes, teknika të ngritjes së vetëdijes, vizita shtëpiake, qëndrimi ditor, terapi individuale dhe grupore, aktivitete rehabilituese dhe aktivitete rekreative.
Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet në komunitet :
Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, QKU-në, Klinikën Psikiatrike, Departamentet e Strehimit, Shërbimin Policor, gjukatat, shkollat, Fakultetin e Filozofisë – Departamenti i Psikologjisë, Qendrat për Shëndet Mendor të regjioneve të tjera, Ministrinë e Shëndetësisë, OJQ-të( Klubi Dëshira, KRCT-në, Ndigjo rrininë, CDF-në, DRC ), OBSh-në, Institucione fetare, familjen etj.
QSHMB ka botuar një fletpalosje lidhur me ShShM ne regjionin e Prishtinës, librin e poezisë klientit të ndjer Sulë Ademi – Açareva: Njeriu pa hise në diell,ka botuar disa shkrime në revisten Infermieria Kosovare dhe shumë herë punëtorët e QShMB kanë qenë pjesëmarësë ne emisionët të ndryeshme në Radio dhe TV.
Kontakt adresa:
Qendra e Shëndetit Mendor në Bashkësi në Prishtinë,
Rr. “Henry Dynant”, p.n.
Tel: 038 542 195,
038 542 199
E maill: qshm_pr@yahoo.com
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 7 Prill të vitit 2003 (objekti është ndërtuar nga donacioni i Qeverisë Zvicerane) në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë:2 psikiatër, 14 infermier/e, administratori financiar dhe 7 punëtor ndihmës.
Qendra për shëndet mendor zhvillon aktivitete në kuadër të institucionit duke ofruar : konsultime psikiatrike, aktivitete ditore dhe jashtë tij në formë të vizitave shtëpiake, ekskursioneve, vizitave të qendrave tjera të shëndetit mendor etj.
Në kuadër të qëndrimit ditor organizohen këto aktivitete: terapi individuale, terapi grupore, terapi okupuese, program social, art terapi, aktivitete sportive dhe muziko terapi
Një rëndësi e veçante i kushtohet edhe psikoedukimit familjar që organizohet që nga viti 2004 dhe deri më tani kemi 5 grupe familjarësh që marrin pjesë në takime të rregullta.
Deri më tani janë realizuar disa ekspozita me punimet e klientëve nga arti figurative si dhe punëdore të ndryshme si dhe programe të klientëve që përfshijnë recitime, valle, këngë, psikodramë e që janë ekspozuar edhe në Spitalin dhe QKMF në Gjilan .
Vizitat shtëpiake realizohen në formë ekipore në bazë të nevojave të klientëve dhe atë; mjekë psikiatër, infermier, punëtor social dhe klientit i ofrohet trajtim në shtëpi, këshillim familjar dhe përkrahje sociale sipas nevojës.
Gjithashtu në kuadër të këtyre shërbimeve në Gjilan ekziston edhe Shtëpia për integrim në bashkësi, që ka filluar punën më 07.04.2003, dhe ka një staf pre j; 7 Infermier/e,1 bashkëpunëtor i jashtëm dhe 1 kuzhiniere.
Gjithashtu në kuadër të këtyre shërbimeve në Gjilan ekziston edhe Shtëpia për integrim në bashkësi, që ka filluar punën më 07.04.2003, dhe ka një staf pre j; 7 Infermier/e,1 bashkëpunëtor i jashtëm dhe 1 kuzhiniere.
Referimi i klientëve bëhet nga ana e familjarëve, mjekut familjar, punëtorëve social, Shërbimi Policor, OJQ-të e ndryshme etj.
Pjesëtarë të stafit me punimet e tyre kanë mare pjesë në Konferenca të ndryshme të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar .
Poashtu në revistën lokale të botuar nga SRGJ-Gjilan në vazhdimësi ka punime që realizohen nga mjekët psikiatër të qendrës.
Objektivi i punës është ofrimi i mundësisë së trajtimit të klientëve në komunitet dhe në familje që mundëson një resocializimin dhe rehabilitim më të mirë në komunitet.
Kontakt adresa:
Rr.Xhorxh Vashington, p.n
6000 Gjilan
Tel&fax
0280 323-801,327-274,327-474
0280 320-219(Shtëpia për integrim në bashkësi)
Orari i punës qdo ditë pune prej 7.00 – 15.00
Stafi menaxhues:
Drejtor: Dr. Naim Fanaj, psikiatër
Zyrtar administrativ: Besnik Loshaj
Kryeinfermierë i QSHM: Afrim Roshi
Kryeinfermierë i SHIB: Afife Maqkaj
Shërbimi profesional i shëndetit mendor të Prizrenit përbehët nga tri njësi Qendra e shëndetit mendor, Shtëpia për Integrim në Bashkësi dhe reparti psikiatrik i cili është në kuadër të Spitalit regjional të Prizrenit.
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 8 korrik të vitit 2002 dhe ofron shërbime te shëndetit mendor për qytetin dhe zonën përfshirëse të komunës së Prizrenit, shërbimet e shëndetit mendor në këtë institucion i ofrojnë një psikiater, një psikolog, kryeinfermieri, nëntë infermier/e, punëtori social,një këshilltarë psiko-social, punëtori administrativ,vozitësi dhe katër punëtor ndihmës (3 roje nate dhe 1 pastruese).
Qendra e shëndetit mendor
Qëndrimi ditor : aktivitete rekreative,aktivitete grupore,sigurim te terapisë psikofarmakologjike dhe sigurim te mardhenjeve miqësore.
Vizitat specialistike; Vizita e parë,vizita e përsëritur,intervistime,psikoterapi e shkurtë sipërfaqësore,kontrolli i terapive psiko farmakologjike dhe raporte specialistike dhe vërtetime mjekësore.
Vizita shtëpiake;Vlerësimi I kushteve të jetesës së klientit,inter reakcionet në situatat të krizës,dhjënja e terapisë psiko farmakologjike,dhënja e depo preparateve dhe verifikimi dhe sigurimi i marrjes së terapisë psiko farmakologjike.
Puna terapeutike me familje;takime me anëtarët e familjes së klientit, psikoedukimi shumëfamiljar.
Puna individuale ;Takimet e caktuara dhe të përsëritura për diskutim të probleme të ndryshme ; personale,kushteve të jetesës dhe ofrimit të mundësive për të mësuar për rrethanat aktuale.
Para nisjes në ekskurzion
Rehabilitimi ; Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituese të punës dhe integrim ne punë,aktivitete rekreative dhe sportive.
Intervenime sociale dhe medicinave :Përkrahje klientit ne entet sociale,ne gjykatë,fond pensional etj.
Këshillime:Këshilla tjera mjekësore për klientët,vendosja e mardhenjeve me repartet tjera mjekësore për ofrim të këshillave,këshillime urgjente në rast nevoje,caktim të takimeve me telefon.
Puna grupore terapeutike ; Diskutime grupore për çështje të caktuara dhe të ndryshme,forcim personaliteti,organizim të kohës së lirë,ngritje të mardhënjeve shoqërore.
Vetëkujdesi psikologjik dhe terapia ;teknikat e relaksimit ; teknika Mendje – trup, treningu autogjen, meditimi.
Terapia okupuese
Kursi për kompjuter
QSHM bashkëpunon me institucionet shëndetësore,Qendren për punë sociale, Policinë e komunitetit dhe sistemin gjyqësor, OJQ –të dhe gjitha institucionet relevante.
Adresa:
QSHM Rr.Xhevat Berisha P.N
Tel 029/623-760 623-931
Tel/fax-029623931
Orari i punës :e Hëne- e Premte7.00-15.00
Trajnimet e stafit pjesë e rëndësishme e aktiviteteve
Misioni i shtëpisë për integrim është që të ofroj strehim , shërbime rehabilituese për klientët më çrregullime mendore me qëllim të rifitimit të aftësive të humbura dhe kthimin në rrethin shoqëror.
Shtepia Integruese ka hapësire prej 340 m2,ka dhomen e dites dhe te aktiviteteve,kuzhinen,dhomen e personelit-kujdestarisë,nyjet sanitare,sallen e fituesit dhe pesë dhomat per klienta ( një me tre shtreter, tri dhoma me ka dy shtretër dhe nje dhome me nje shtrat ).Kapaciteti i shtëpisë per integrim eshte dhjete shtretër.
Stafi :Kryeinfermieri dhe gjashtë infermier ofrojnë shërbime 24 orë.
Aktivitetet ;
Zhvillimi i programit rehabilitues Individual :
Zhvillimi i programit rehabilitues grupor :
Vizitat e rregullta mjekësore
Ofrimi i shërbimit social ;
Klientet ne kuadër te Shtepis per Integrim iu ofrohen edhe aktivitete rekreative si lojra te ndryshme,vizatim, vallzim,kendim
përcjellja e televizionit dhe shtypit ditor dhe periodik,
biseda me stafin dhe banoret e tjere të shtepise,
aktivitete sportive dhe fitnes ne sallen e fitnesit.
Kremtim i ditëlindjeve dhe festave te shënuara.
Shetitje dhe eskurzione te perbashketa edhe me Qendren e shëndetit mendor dhe repartin psikiatrik.
Në ekskurzion
Kontakt adresa
Shtëpia për Integrim në Bashkësi
Fshati Petrovë
Tel:044627-130
Është duke zhvilluar aktivitetet që nga viti 2014. Ajo është e vendosur në lokalet e QMF 1 në Prizren. Aty punon një psikiatër për fëmijë.
Aktivitetet:
– Vlerësimi psikiatrik i fëmijëve të referuar.
– Psikoterapia individuale me fëmijë dhe adoleshentë.
– Terapia me barëra.
– Këshillime për rastet e adoleshentëve me vepra kundërvajtëse.
Kontakt adresa
QMF 1 PRIZREN
Rr. Ismet Jashari Kumanova, pn
Tel. 045420344
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën në Janar të vitet 2003 në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë : psikologu,neuropsikiatri me 4 orë pune,10 infermiere,2 këshilltar psikosocial,punetori social,administratori financiar dhe punetori ndihmës.
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ofron këto shërbime:
Sherbimet në qendrim ditor:
Këshillim, mësimi i aftësive sociale, terapi okupuese, terapi e punes, terapi individuale, ushtrimet psikomotorike- Taichi,aktivitetet sportive rekreative dhe psikoedukimi familjar.
Ambulanca specialistike psikiatrike
Vizita e parë specialistike psikiatrike, vizitat kontrolluese specialistike psikiatrike, viganoterapia/terapia biologjike-medikamentoze, psikoterapia individuale sipërfaqsore, psikoterapi supportive {mbështetëse}, psikoterapi bashkshortore , psikoterapi familjare, psikoterapi bihevioriale dhe psikoterapi kognitive.
Vizitat shtepiake
Vizita te rregullta ekipore në familje,dhënja e depo psikofarmakëve,kontrollimi i rregullt i marjes së terapisë,vlersimi i rrethanave sociale te klientit vlersimi i stresit në familje dhe masat për eliminimin e tij.
Mbështetja Sociale
Veprimet për mbështetjen sociale të klientit,veprimet për mbështetjen e klientit pran gjykates dhe policisë,vlersim i rrethanave sociale (materiale )të klientit,veprimet kur cenohen të drejtat njerzore të klientit.
Sherbimet e psikologut
Eksplorimi i pergjithshem psikologjik,testet e intelegjences,testet për organicitet,testet e personalitetit, dhënja e mendimit meritor për adaptim të fëmijve, ekspertiza psikologjike pranë gjykatave.
Bashkpunimi me organizatat tjera
Repartin psikiatrik ,Qendra për punë sociale në regjion (Pejë –Istog-Klin-Decan), Policinë në komunitet ,Qendrat kryesor të mjeksisë familjare (Pejë –Istog –Klinë –Decan), Gjykaten, Kryqi Kuq Zvicran, KFOR,Qendra për Mirqenjen e gruas, CDF, FES, Strehimoren “Motrat e Bamirësis”,ICRC ,IOM, OJQ –One to One dhe KDR ( Këshilli Danez për refugjat).
QSHMB në Pejë ka botuar edhe tre numëra të revistes ANIMA.
Kontakt adresa:
Adresa :Rr. Nëna Terez” PN
Tel: 039433-291 – Fax 039433-296
Orari i punës :7:00 -16:00
E mail: qshm_peja@hotmail.com
Shërbimi profesional i shëndetit mendor të Gjakovës përbehët nga tri njësi Qendra e shëndetit mendor, Shtëpia për Integrim në Bashkësi dhe reparti psikiatrik i cili është në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 3 Mars të vitit 2001 dhe ofron shërbime te shëndetit mendor për qytetin dhe zonën përfshirëse të komunës së Gjakovës, shërbimet e shëndetit mendor në këtë institucion i ofrojnë një psikiatër, kryeinfermieri, nëntë infermier/e, punëtori social, dy këshilltarë psiko-social, punëtori administrativ,vozitësi dhe tre punëtor ndihmës (2 roje nate dhe 1 pastruese).
Qëndrimi ditor : aktivitete rekreative, aktivitete grupore, sigurim te terapisë psikofarmakologjike dhe sigurim te marrëdhënieve miqësore.
Vizitat specialistike; Vizita e parë,vizita e përsëritur,intervistime,psikoterapi e shkurtë sipërfaqësore,kontrolli i terapive psiko farmakologjike dhe raporte specialistike dhe vërtetime mjekësore.
Vizita shtëpiake;Vlerësimi i kushteve të jetesës së klientit,inter reakcionet në situatat të krizës,dhënia e terapisë psiko farmakologjike,dhënia e depo preparateve dhe verifikimi dhe sigurimi i marrjes së terapisë psiko farmakologjike.
Puna terapeutike me familje; takime me anëtarët e familjes së klientit, psikoedukimi shumë familjarë.
Puna individuale ;Takimet e caktuara dhe të përsëritura për diskutim të probleme të ndryshme ; personale,kushteve të jetesës dhe ofrimit të mundësive për të mësuar për rrethanat aktuale.
Rehabilitimi ; Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituese të punës dhe integrim ne punë,aktivitete rekreative dhe sportive.
Intervenime sociale dhe medicinave :Përkrahje klientit në entet sociale, në gjykatë, fond pensional etj.
Këshillime: Këshilla tjera mjekësore për klientët, vendosja e marrëdhënieve me repartet tjera mjekësore për ofrim të këshillave, këshillime urgjente në rast nevoje,caktim të takimeve me telefon.
Puna grupore terapeutike ; Diskutime grupore për çështje të caktuara dhe të ndryshme,forcim personaliteti,organizim të kohës së lirë,ngritje të mardhënieve shoqërore.
Vetëkujdesi psikologjik dhe terapia ;teknikat e relaksimit ; teknika Mendje – trup,treningu autogjen,meditimi.
QSHMB bashkëpunon me institucionet shëndetësore, Qendren për punë sociale, Policinë e komunitetit dhe sistemin gjyqësor, konfeksionet fetare,OJQ –të dhe gjitha institucionet relevante.
Kontakt adresa:
QSHMB Rruga Londra p.n.
Tel 0390/322-456
Tel/fax-0390/325-721
Orari i punës :E hëne e Premte 7.00 – 15.00
Email adresa :shshm-gjakove@hotmail.com
Shtëpia për Integrim në Bashkësi :
Misioni i shtëpisë për integrim është të ofrojë strehim , shërbime rehabilituese për klientët me çrregullime mendore me qëllim të rifitimit të aftësive të humbura dhe kthimin në rrethin shoqëror.
Shtepia Integruese ka hapësire prej 600 m2, ka dhomën e ditës dhe të aktiviteteve, kuzhinën,dhomën e personelit-kujdestarisë,nyjet sanitare,sallën e fituesit dhe pesë dhomat për klientë ( një me tre shtretër, tri dhoma me ka dy shtretër dhe një dhomë me një shtrat, kapaciteti i shtëpisë per integrim eshte dhjete shtretër)
Stafi : Kryeinfermieri dhe shtatë infermier ofrojnë shërbime 24 orë.
Aktivitetet ;
Zhvillimi i programit rehabilitues Individual :
Zhvillimi i programit rehabilitues grupor :
Vizitat e rregullta mjekësore
Ofrimi i shërbimit social ;
Klientët në kuadër te Shtepisë për Integrim ofrohen edhe aktivitete rekreative si lojëra të ndryshme, vizatim, vallëzim,këndi për shikim të televizionit dhe shtypit ditor dhe periodik ,biseda me stafin dhe banorët e tjerë të shtëpisë, aktivitete sportive dhe fitnes ne sallen e fituesit.
Kremtim i ditëlindjeve dhe festave te shënuara, shetitje dhe ekskurzioneve të përbashkëta edhe me Qendrën e shëndetit mendor dhe repartin psikiatrik.
Kontakti; adresa
Shtëpia për Integrim në Bashkësi
Rr.Ibrahim Fehmiu,pn.
Tel:0390 / 326 671
email adresa :shshm-gjakove@hotmail.com
Reparti i psikiatrisë është i tipit të hapur i vendosur në Spitalin e Përgjithshëm, ka kapacitet prej 26 shtretër të ndarë në pjesën e meshkujve dhe femrave me nga 10 shtretër dhe njësia e kujdesit intenziv psikiatrik me 6 shtretër,ka barnatoren doracake, kuzhinën, dhomën e aktiviteteve për klientë dhe dhomat e përsonelit mjekësor.
Në repartin psikiatrik shërbimet ofrohen nga : 2 Psikiatër,15 infermier/e
Aktivitetet në repartin psikiatrik :
Ofrohet përkujdesje dhe trajtim spitalor
Ofrohen vizita psikiatrike në kuadër të ambulancës specialistike psikiatrike
Ofrohen konsulta psikiatrike për njësitë dhe departamentet tjera të Spitalit të Pëgjithshëm
Bashkëupnim i ngushtë profesional me Qendrën e Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë për integrim.
Zhvillohen aktivitetet rekreative dhe okupuse.
Pas pëmirësimit dhe lëshimit të rasteve nga departamenti, ata udhëzohen për aktivitete të tjera rehabilituese në Qendrën e Shëndetit mendor.
Kontakt adresa
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë
Tel- centrali 0390 321 144,lokali 01 dhe 33.
Qendra e shëndetit mendor në Ferizaj ka filluar punën me 13 Korrik të vitit 2001,në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë; 2 neuropsikiatër, 12 infermier/e, 2 këshilltarë psikosocialë, punëtori social, administratori i financave ,vozitës, pastruese, kuzhiniere dhe 3 roje.
Puna me klientë zhvillohet në shtylla kryesore:
Vizitat shtëpiake, aktivitetet të qëndrimit ditorë, psikoedukim familijarë, metoda të relaksimit, higjiena personale dhe edukata qytetare.
Shërbimet që ofrohen në QSHMB:
Terapitë rehabilituese, terapia rekreative, terapia e lojës dhe argëtimit, terapia muzikore, terapia Edukative-sjelljet në vendet publike, terapia e punës, reahabilitimi profesional, trajnimet, ritrajnimet,reahabilitimi nga barërat,intervistat,konsulltimet dhe evaluimet psikiatrike,terapia me neuroleptik, terapia tjetër me barëra psikiatrike, psikoterapia individuale, terapia e sjelljes, terapia aversive, modifikimi i sjelljes, ushtrimet e relaksimit, intervenime në kriza, psikoterapia tjetër individuale-biofidbeku, terapia Familjare, terapia grupote, këshillimet për vashmëri nga barërat, këshillimet për alkoolizëm, këshillimet tjera, përshkrimi i medikamenteve, vizitat mjekësore me udhëzim, vizitata mjeksore pa udhëzim, vizitat shtëpiake, lëshimet e certifikatave mjekësore për paaftësinë për punë dhe dhënia e injekcioneve I.M
Shtëpia për Integrim në bashkësi
Ka filluar punën me 1 Shtator të vitit 2006 dhe shërbimet ofrohen nga Menaxherja dhe 7 infermier/e.
Shërbimet të cilat ofrohen në Shtëpinë për Integrim në Bashkësi
Qëndrimi 24 orësh me klientë, vërejtjet e keqësimit, biseda individuale me klientë, mbledhjet e rregullta të stafit, kontrollat specialistike, kosultimet me neuropsikiatrin, konsultime me psikologun, konsultime me punëtorin social, terapi grupore, terapia okupuese, terapia rekreative, dosjet e klientëve, aktivitetet e lira (shah, letra..), aktivitete sportive, psikoedukim familjarë, teknikat e relaksimit, punëdore, kursi i kompjuterëve, kursi i rrobaqepsisë, kursi i terapisë muzikore, shetitjet në qytet, vizita në kinema, leximi i gazetave, leximi i lekturave, art figurativ, ekskurzionet për klientë, takimet familjare në Shtëpinë për integrim në bashkësi etj.