• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mijëra shërbime u kryen nga Klinika e Radiologjisë

Klinika e Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës, bazuar në raportin e punës për vitin 2022.

Po ashtu, në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për biopsi, përderisa ka zvogëlim të pritjes për Mamografi, ku lista e pritjes është vetëm deri më 15 shkurt 2023, kurse për Tomografi të Kompjuterizuar deri më 13 shkurt 2023, pra nuk ka listë të pritjes për këto dy shërbime. Po ashtu, po punohet intensivisht për zvogëlim të listës së pritjes për Rezoncancë Magnetike, në dy ndërrime, me orar para dhe pasdite, ekzaminimet urgjente, emergjente dhe ato onkologjike kryhen me prioritet, sipas rekomandimit paraprak nga ana e mjekëve. Stistikat e punës për vitin 2022 23 mijë e 751 Tomografi të Kompjuterizura (CT) 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike 86 mijë e 950 Ekzaminime me RTG (radiografi) 2 mijë e 763 Mamografi 24 mijë e 612 Ekzaminime me Ultratingull 2 mijë e 429 CT-angiografi

Fotografite e bashkangjitura