• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Bordi Drejtues ka mbajtur mbledhjen e 79-të

Raporton drejtori Azizi

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka mbajur sot mbledhjen e 79-të, të cilën e hapi Kryesuesja e Bordit, znj. Tetore Olloni. Znj. Olloni kërkoi që çështja e listave të pritjes të trajtohet me prioritet të lartë nga menaxhmenti dhe njësitë përkatëse. Ajo kërkoi gjithashtu publikimin e rregullt dhe transparent të raporteve të furnizimit me barna, duke theksuar se qytetarët duhet të kenë qasje të qartë në informacionet për barnat esenciale dhe gjendjen e tyre në spitale. Kryesuesja po ashtu, theksoi rëndësinë e finalizimit të rregulloreve të punës për klinikat, spitalet dhe institucionet e ShSKUK, në mënyrë që standardet profesionale dhe administrative të jenë të njëjta në të gjitha nivelet e shërbimit. Drejtori i Përgjithshëm, Elvir Azizi, theksoi se lista e furnizimit me barna do të publikohet nga java e ardhshme, por për furnizim njësitë janë njoftuar me stokun çdo javë. Ai prezantoi një raport të detajuar mbi investimet kapitale dhe zhvillimet në të gjitha njësitë spitalore dhe klinike. Azizi, theksoi se gjatë periudhës së fundit ka pasur rritje të ndjeshme të investimeve, duke përfshirë, Investimet totale në klinikat e QKUK-së, përfshirë pajisje të reja mjekësore dhe rinovime infrastrukturore. Sipas tij, Spitali i Gjakovës është frunizuar me instrumente kirurgjikale në vlerë 30 mijë euro, aparaturë e re, Gastroskop dhe Kolonoskop, poashtu, është aktivizuar Shërbimi i Ergometrisë. Ai foli edhe për investime të tjera, përfshirë Klinikën Infektive e cila parashihet të renovohet në tërësi, e që për kushtet aktuale dhe nevojën e investimeve foli gjatë diskutimit drejtoresha e Klinikës Infektive. Drjtori i ShSKUK, ceku edhe investimet në projektin e rregullimit në Spitalin e Gjakovës, për rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, në të cilin kanë përfunduar 95%,e punimeve, poashtu Kuzhina ka qenë në gjendje shumë të rëndë, por renovimi ka përfunduar dhe pritet të përurohet. Ai theksoi se investime po bëhen edhe në Spitalin e Ferizajt, ku po rregullohet salla e operacionit për ortopedi, dhe C-arm. Klinika e Ortopedisë është furnizuar me 2 C-Arm, paisje për ndëhyrje kirurgjike dhe Ortopedike, kurse me to janë pajisur edhe Spitali i Prizrenit dhe Gjilanit, kurse pritet të blihet materiali me protezat të gjurit dhe kukit, për të gjitha spitalet rajonale dhe të decantralizohet ky shërbim në mënyrë që të ulet lista e pritjes. Sipas tij, me pajisjen e dytë të angiografit në Klinikën e Kardiologjisë, tashmë punohet me dy aparate dhe do të ulet lista e pritjes. Ai theksoi se investime po bëhen edhe në Spitalin e Prizrenit në rinovime të reparteve. Në mbledhje të Bordit u diskutuan Udhërrëfyesit e Performancës për klinikat e QKUK-së, ku prezentë ishin drejtorët e klinikave.

Fotografite e bashkangjitura