Znj. Nafije Latifi nderohet me mirënjohje
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka mbajtur mbledhje, i cili i është të dedikuar Muajit Rozë, muajit të vetëdijësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Mbledhjen e hapi, Tetore Olloni, kryesuese e Bordit, e cila tha se përmes znj. Nafije, Tetori Rozë nuk sjell vetëm ngjyra dhe kordele rozë, por mbetet këmbanë alarmi dhe simbol i solidaritetit. Sipas saj, me një kauzë fisnike që ajo ka ndjekur për dy dekada, ka trokitur në ndërgjegjen e secilit, duke bartur dhimbjen e mijëra grave dhe rikthyer shpresën për jetën, andaj ShSKUK, po e hap portën e madhe për znj. Nafije, si e ftuar nderi. Anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, theksuan rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kujdesit të integruar dhe mbështetjes së pacienteve, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, ndau mirënjohjen e veçantë për znj. Latifi, për kontributin e jashtëzakonshëm, mbi dy dekada, me përkushtim në përkrahje të kauzës humane për pacientët me kancer dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend. Drejtori Azizi, tha se falë punës, humanizmit dhe vizionit të znj. Latifi, shumë pacientë kanë gjetur mbështetje, forcë dhe shpresë në përballjen me sfidat e jetës, andaj meriton vlerësim dhe falënderim i thellë për rolin e pazëvendësueshëm në ngritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e solidaritetit njerëzor në fushën e onkologjisë. Znj. Nafije Latifi, kryetare e Shoqatës “JETA/VITA”, theksoi se prej 19 vitesh qëndrojmë në terren, në kontakt me qytetarët dhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas saj Qëllimi ka qenë gjithmonë informimi dhe vetëdijesimi për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe shpëtimin e jetëve. Ajo theksoi se lufta kundër kancerit të gjirit nuk fitohet vetëm me kirurgji dhe barna, por edhe me empati, ndjeshmëri dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Gjatë takimit u zhvilluan diskutime nga drejtues të klinikave që merren me trajtimin e kancerit, duke theksuar se të gjitha shërbimet ofrohen në sektorin publik, pa pasur nevojë që pacientët të shpenzojnë për trajtim. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, theksoi se për 9 muaj kanë pasur 330 raste me kancer gjiri (4 meshkuj). Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë, pohoi se për nëntë muaj kanë kryer 1200 mamografi, 1975 eho gjiri, 480 rezonanca gjiri, si dhe 230 biopsi. Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastik, tha se janë kryer 140 operime,fillimisht vendoset ekspander indor, pastaj implante, me përfshirje të muskulit. Nazmi Kolgeci, drejtor i Kirurgjisë Torakale tha se për nëntë muaj janë kryer 230 operacione gjiri, (74 sentinell, 58 kirurgji kuruese si dhe 140 biopsi eksicionale.







