• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Ekspertët nga Turqia do të realizojnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët

Ekspertët nga Turqia do të realizojnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër në QKUK

Prishtinë, 18 shtator 2023 Ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, z.Tunç Angili dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, z.Elvir Azizi, kanë mirëpritur të hënën ekipin e mjekëve dhe ekspertëve nga Turqia, të cilët gjatë javës do të kryejnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër si dhe do të realizojnë 30 intervenime të tjera kardiologjike, përfshirë koronarografi dhe stentime dhe raste elektrofiziologjike. Me këtë rast, ministri Vitia ka falënderuar ambasadorin turk dhe ekspertët nga Turqia për kontributin e vazhdueshëm që po japin për shëndetësinë kosovare. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për avancim të shërbimeve shëndetësore, andaj përkrahja dhe mbështetja e ekspertëve është e mirëseardhur. Ambasadori i Turqisë, z. Tunç Angili, duke ju dëshiruar mirëseardhje ekspertëve nga Turqia, tha se ndihet i nderuar që është pjesë e këtij organizimi. Në emër të ekipit të ekspertëve foli Prof.dr. Alper Guzeltas, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që është udhëheqës i ekipit dhe që ka mundësi të kontribuoj për fëmijët e Kosovës. Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, z.Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi. ------------------------------------------------------------------------ Experts from Turkey will perform 16 cardiosurgical operations on children with heart problems at UCCK Prishtina, 18 September 2023 The Minister of Health, Dr. Arben Vitia, the Ambassador of Turkey in Kosovo, Mr. Tunç Angili and the General Director of the University Hospital and Clinic Service, Mr. Elvir Azizi, hosted on Monday the team of doctors and experts from Turkey, who during the week will perform 16 cardiosurgical operations on children with heart problems as well as perform 30 other cardiological interventions, including coronary angiography and stenting and electrophysiological cases. On this occasion, Minister Vitia thanked the Turkish ambassador and the experts from Turkey for the continuous contribution they are providing to Kosovo's healthcare. He said that the Ministry of Health is dedicated to the advancement of healthcare services, therefore the support of experts is welcomed. The ambassador of Turkey, Mr. Tunç Angili, welcoming the experts from Turkey, said that he feels honored to be part of this event. On behalf of the team of experts, Prof. dr. Alper Guzeltas, who initially said that he feels honored to be the team leader and to have the opportunity to contribute to children of Kosovo. The team of doctors is staying in Kosovo in cooperation with and support from the organization Muntada Aid, Mr. Kabir Miah, while the coordination of the work was done by dr. Ramush Bejiqi. ------------------------------------------------------------------------- Stručnjaci iz Turske će u UKCK-u obaviti 16 kardiohirurških operacija kod dece sa srčanim problemima Priština, 18 septembar 2023 Ministar zdravlja, dr Arben Vitia, ambasador Turske na Kosovu, g. Tunç Angili, i generalni direktor Univerzitetske bolničke i kliničke službe, g. Elvir Azizi, su u ponedeljak dočekali tim lekara i stručnjaka iz Turske, koji će tokom nedelje obaviti 16 kardiohirurških operacija kod dece sa srčanim problemima, kao i 30 drugih kardioloških intervencija, uključujući koronarografiju i stentiranje i elektrofiziološke slučajeve. Ministar Vitia se ovom prilikom zahvalio turskom ambasadoru i stručnjacima iz Turske na neprekidnom doprinosu koji daju za kosovsko zdravstvo. On je rekao da je Ministarstvo zdravlja posvećeno unapređenju zdravstvenih usluga, pa je potpora i podrška stručnjaka dobrodošla. Ambasador Turske, g. Tunç Angili, je, pozdravljajući stručnjake iz Turske, rekao da je počastvovan što je deo ove organizacije. U ime tima stručnjaka, prof. dr Alper Güzeltaş, koji je na početku rekao da se oseća počašćenim što je vođa tima i što ima priliku da dâ doprinos za decu Kosova. Tim lekara boravi na Kosovu u saradnji i uz podršku organizacije Muntada Aid, g. Kabir Miah, a koordinaciju rada je izvršio dr Ramush Bejiqi.

Fotografite e bashkangjitura