• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Përurohet laboratori modern në Spitalin Pediatrik-QKUK

Presidentja Osmani merr pjesë bashkë me drejtuesit e ShSKUK

Është bërë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve laboratorike për fëmijët e spitalizuar në QKUK. Në prani të znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, u përurua laboratori i ri bashkëkohor në Spitalin e Fëmijëve “Sheika Fatima”, donacion i fondacionit të njohur “Khalifa Foundation” nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Aziz, U.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, ud.U detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në ShSKUK, z. Ardian Shefkiu. Laboratori i ri do të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin dhe cilësinë e analizave mjekësore për fëmijët, me fokus të veçantë në repartin e neonatologjisë, ku trajtohen rastet më të ndjeshme. ShSKUK shpreh mirënjohje presidentes Osmani, poashtu, falënderime dhe mirenjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga “Khalifa Foundation” dhe për bashkëpunimin e frytshëm që po sjell përfitime të drejtpërdrejta për sistemin tonë shëndetësor dhe qytetarët tanë.