Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe Fakulteti Filozofik, përkatësisht Departmenti i Psikologjisë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, "Hasan Prishtina", kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Në emër të drejtorit të përgjithshëm ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e ka nënshkruar u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli. Dy palët janë pajtuar që profesionistët nga të dy Institucionet duhet të krijojnë sinergji në studimet e përbashkëta me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së njohurive shkencore në lëminë e psikiatrisë dhe psikologjisë. Marrëveshja parasheh që psikiatrët, psikologët, profesorët universitarë, studentët, personeli edukativo-arsimor, mund të kontribuojnë në identifikimin e faktorëve me ndikim në shëndetin mendor dhe mund të zhvillojnë dhe pilotojnë intervenime parandaluese dhe trajtuese. Po ashtu, Njësitë Organizative të SHSKUK-së, të ofrojnë mundësi për praktikë për studentët e vitit të tretë të nivelit të studimeve bachelor dhe studentëve të nivelit të studimeve master të Departamentit të Psikologjisë.