• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Hiqet me sukses plumbi nga mushkëria në QKUK me metodën moderne VATS-Uniportal

Ndërhyrje minimale invazive në Klinikën e Kirurgjisë Torakale mundëson trajtim të sigurt dhe rikuperim të shpejtë për pacientin 28-vjeçar

Sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës: Largohet plumbi nga mushkëria me metodën moderne VATS-Uniportal Pacienti mashkull, rreth moshës 28vj., i plagosur para 10 muajsh, tek i cili kishte mbetur një plumb në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë, është trajtuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale përmes një ndërhyrjeje moderne kirurgjikale. Ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin. Ndërhyrja është kryer me sukses të plotë, duke evituar komplikacionet e mundshme dhe duke ruajtur funksionin e mushkërisë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit. Kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK.