Kjo u premtua gjatë vizitës së delegacionit zyrtar
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), mirëpriti sot një delegacion nga Gazi Universiteti i Ankarasë së Turqisë, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Ugür Ünal, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Delegacioni u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Mjekësor në ShSKUK, Ardian Shefkiu, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari. Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë në trajnimin e stafit shëndetësor në fusha specifike dhe për trajnime të kuadrove deficitare. U theksua gatishmëria e plotë nga ana e Gazi Universitetit për të mbështetur këtë bashkëpunim në mënyrë të strukturuar dhe afatgjate. ShSKUK, falënderon delegacionin e Gazi Universitetit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimit profesional të stafit tonë