• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Sqarim lidhur me pajisjet për paraplegjik dhe tetraplegjik

Së shpejti fillon aplikimi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), në lidhje me reagimin e Shoqatës “Handikos”, sqaron opinionin se ka vepruar në përputhje të plotë me Udhëzimin Administrativ (qrk) nr. 11/2022, për caktimin e listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmëse që ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, e që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim si dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij udhëzimi. ShSKUK ka përfunduar procedurën e kontraktimit ( ka siguruar pajisjet), me subjektet profesionale për sigurimin e pajisjeve ndihmëse që përfshihen në listën e miratuar me udhëzim. Poashtu, bazuar në po të njëjtin Udhëzim Administrativ, ka përcaktuar dhe përgatitur zyrën për pranimin e aplikacioneve nga qytetarët përfitues, duke koordinuar përgatitjet me Komisionin Vlerësues të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të kryejë procesin e vlerësimit të aplikacioneve. Pas Vendimit të komisionit, secili person do të pajiset individualisht me pajisjen për të cilën ka aplikuar. Pranimi i aplikacioneve pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme, duke u zhvilluar në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe administrative në fuqi. Të gjithë qytetarët përfitues dhe palët e interesuara do të njoftohen për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces.