• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Spitali i Ferizajt me investime në Gjinekologji

Pas renovimeve kushte me të mira për stafin dhe pacientët

Edhe pse objekti i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, është i vjetër, i ndërtuar në kushte të improvizuara, përkushtimi i stafit dhe investimet e realizuara së fundmi, me përkrahje të ShSKUK-së, kanë sjellë një transformim të ndjeshëm. Falë ndërhyrjeve të planifikuara dhe punës së vazhdueshme, Reparti i Gjinekologjisë, sot ka një hapësirë moderne, më funksionale, më të pastër, si dhe shumë më e përshtatshme për stafin dhe pacientët. Nga vështirësitë që ishin prezente, drejt kushteve më dinjitoze, me hapësira më moderne. "Përkundër vështirësive infrastrukturore, me përkrahjen e ShSKUK, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të adaptuar hapësirat e vjetra dhe për t’i kthyer ato në ambiente më të denja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore." Fikret Arifi, u.d. drejtor i Spitalit të Ferizajt.

Fotografite e bashkangjitura