Nga e mërkura mund të merret formulari për aplikim
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga dita e mërkurë, 11 qershor 2025, nga ora 08:00 deri në ora 13:00, fillon pranimi i aplikacioneve për pajisje ndihmëse për personat paraplegjik dhe tetraplegjik. Aplikimi do të bëhet çdo ditë pune, në ndërtesën e Ambulancave Specialistike-QKUK, kati i 2-të. Në të njëjtin vend mund të merret edhe formulari i aplikimit, ndërsa dorëzimi i dokumenteve bëhet fizikisht, në po të njëjtën zyrë. Ky proces realizohet në përputhje me udhëzimin administrativ (qrk) nr. 11/2022, për caktimin e listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmëse që ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik. ShSKUK, falënderon organizatën Handikos, për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë proces, veçanërisht në aspektin teknik, përgatitjen e specifikave, si dhe në përcjelljen e nevojave e kërkesave të anëtarëve të saj, kontribut ky dhënë gjatë gjithë këtij procesi.