• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Gjendja e furnizimit me barna

Publikimi i rregullt i stokut

Me qëllim të informimit tuaj mbi gjendjen aktuale të furnizimit me barna dhe materiale medicinale, bashkëngjitur ju përcjellim raportin e stokut të gjeneruar nga SMSF në Barnatoren Qendrore, si dhe raportin e stokut të reagenseve dhe materialeve specifike për klinikat përkatëse (Klinika e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë, Klinika e Biokimisë, Mikrobiologjisë Klinike, Mjekësisë Nukleare), si dhe për Institutin e Onkologjisë dhe Institutin e Patologjisë. Në momentin e furnizimit me barna dhe materiale specifike, të cilat janë të dedikuara ekskluzivisht për këto klinika, pas pranimit dhe verifikimit të stokut nga Barnatorja Qendrore në bashkëpunim me komisionet profesionale të klinikave, këto materiale dërgohen menjëherë në njësitë përkatëse. Për rrjedhojë, Barnatorja Qendrore nuk mban stoqe për këto produkte. Raportet e stokut janë të paraqitura në format të njëjtë me qëllim të informimit tuaj dhe do të përcillen nga Barnatorja Qendrore edhe në vazhdimësi. Nga numri i përgjithshëm i produkteve medicinale që janë në Listën Esenciale, vlen të theksohet se: -88 artikuj nuk posedojnë certifikatën e AM-së, që do të thotë se nuk kanë leje qarkullimi në Republikën e Kosovës dhe, rrjedhimisht, nuk mund të kontraktohen; nga këta, -33 janë produkte vitale; -63 produkte medicinale janë në procedurë të prokurimit; -37 produkte medicinale janë në pritje të furnizimit; për 15 produkte medicinale nuk kemi pranuar ofertues; për 7 produkte medicinale procedurat kanë përfunduar në OSHP. Sa i përket materialit medicinal; për 42 materiale medicinale janë lidhur kontrata dhe jemi në pritje të furnizimit; për 24 materiale medicinale procedurat e kontraktimit kanë dështuar. Duhet theksuar se Barnatorja Qendrore pranon furnizime gjatë gjithë javës dhe, për rrjedhojë, raporti i stokut ndryshon nga dita në ditë. Me respekt, Mr.Ph. Dardane Mehaj Shefe e Sektorit të Furnizimit me Barna dhe Materiale Hargjuese Medicinale Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) Email: dardane.mehaj@rks-gov.net Tel: 038 500 600 / 30 28