• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Renovimi i ashensorit në Klinikën e Onkologjisë për kushte më të sigurta dhe moderne

Punimet njëmujore në QKUK synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe sigurisë, me masa alternative për lëvizjen e pacientëve dhe stafit gjatë kësaj periudhe

Njoftohen të gjithë qytetarët, pacientët dhe familjarët e tyre se në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, se është duke u zhvilluar procesi i renovimit të ashensorit. Ky intervenim po realizohet me qëllim të përmirësimit të kushteve të shërbimit, rritjes së sigurisë dhe funksionalitetit për të gjithë përdoruesit e klinikës, e veçanërisht pacientët e kësaj klinike. Gjatë kësaj periudhe, mund të ketë vështirësi të përkohshme në qarkullim brenda objektit, prandaj kërkohet mirëkuptimi i të gjithëve. Punimet pritet të zgjasin rreth një muaj dhe përfshijnë zëvendësimin e plotë të ashensorit ekzistues me një ashensor të ri, modern dhe më funksional. Procesi i punimeve fillon sot dhe do të zhvillohet në mënyrë të planifikuar për të minimizuar ndikimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Stafi i klinikës është angazhuar që të menaxhojë situatën në mënyrën më efikase të mundshme, duke ofruar udhëzime alternative për lëvizje brenda hapësirave të objektit dhe duke u kujdesur që shërbimet ndaj pacientëve të mos ndërpriten. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj për gjatë kësaj kohe, duke ju siguruar se punimet do të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se rezultatet do të jenë në shërbim të drejtpërdrejtë të pacientëve dhe stafit mjekësor.