Trajtimet po zhvillohen pa ndërprerje falë furnizimeve të planifikuara dhe donacioneve, duke përfshirë barna si Pembrolizumab dhe Durvalumab për pacientët në nevojë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se Klinika e Onkologjisë është furnizuar me imunoterapi sipas planifikimeve të aprovuara. Të gjithë pacientët e planifikuar deri më tani janë trajtuar me imunoterapi, gjë që mund të konfirmohet përmes evidencave të administrimit të terapisë. Më 23.01.2026 është realizuar furnizimi me produktin Pembrolizumab, sipas planifikimit për TM1. Për të shmangur çdo ndërprerje në trajtim, është siguruar donacion për pacientët kandidatë për imunoterapi, të cilët janë duke u trajtuar me Durvalumab, i siguruar përmes projektit HOPE. Në kuadër të këtij donacioni janë siguruar edhe barna të tjera si: Olaparib (tableta) Abiraterone acetate Aprepitant (tableta) Vlen të theksohet se terapitë specifike, sapo liferohen në Barnatoren Qendrore, shpërndahen menjëherë në klinikat ku përdoren. Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të vazhdojë të sigurojë furnizim të rregullt me barna dhe material medicinal, duke ruajtur sigurinë dhe besimin e qytetarëve.