• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

SHSKUK mbështetë funksionalizimin e dializës në Rahovec

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dr. Afrim Avdaj, kanë vizituar Komunën e Rahovecit.

Në takim me Kryetarin e Komunës, z. Smajl Latifi dhe Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Samir Mustafa, kanë diskutuar për funksionalizimin e shërbimit të hemodializës në këtë komunë. Drejtori Sejdiu ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e SHSKUK-së për të funksionalizuar sa më shpejt shërbimin e dializës në këtë komunë, në mënyrë që pacientët e Komunës së Rahovecit të mos drejtohen për dializë në Spitalin e Prizrenit. Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Prizrenit do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të dializës në këtë komunë. Ky shërbim pritet të filloj së shpejti. Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Latifi dhe,drejtori i shëndetësisë, z. Mustafa kanë falënderuar drejtorin Sejdiu për përkrahjen e ofruar për funksionalizim të shpejtë të shërbimit të dializës në Rahovec.

Fotografite e bashkangjitura