• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Dr.Admir Sullovari nga Tirana, ligjëroi në Telemjekësi

Në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, ka ligjëruar Dr. Admir Sullovari nga Tirana

Ai para radiologëve, patologëve, teknikëve të radiologjisë, infermierëve, dhe pulmologëve ka prezantuar detalisht temën" Patologjitë intersticiale pulmonare". Ky prezantim ka zgjuar shumë kërshërinë e të pranishmëve të cilët në fund të prezantimit kanë pasur edhe pyetje. Falenderojmë Dr. Admirin për gadishmërinë që të jetë pjesë e programit të EVPM të Klinikës së Radiologjisë dhe të ndajë diturinë e përvojën e tij kolegëve kosovarë. Njëherit, ftojmë kolegë të tjerë të gatshëm të ndajnë diturinë e tyre, të na dërgojnë temën dhe kohën kur ju konvenon ta mbajnë prezantimin (nga gjysma e dytë e gushtit deri në fund të dhjetor 2019) dhe të akreditojmë listën e rradhës së prezantimeve. Paraqitja e temave bëhet tek dr. Bujar Gjikolli, drejtor i Klinikës së Radiologjisë në email- bujargjikolli@yahoo.com

Fotografite e bashkangjitura