• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

COVID-19: 71 pacientë po marrin trajtim spitalor në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 12 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë 14 të konfirmuar pozitivë 11 me oksigjeno-terapi 2 në gjendje të rënduar shëndetësore Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 2 pacientë Spitali i Pejës, 6 pacientë Spitali i Gjilanit, 2 pacientë Spitali i Ferizajt, 0 pacientë Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë