Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofuar 230 mijë shërbime mjekësore.
Sa i përket shërbimeve kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik. Shërbime radioterapeutike janë ofruar mbi 17 mijë, ndërsa shërbime të brahiterapisë rreth 750. Shërbimi i fizikës mjekësore ka ofruar 5 mijë e 100 shërbime, kurse shërbimet mbështetëse sikurse fizioterapia dhe psikologjia klinike, janë ofruar mbi 400. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 mijë e 330 raste të reja të tumoreve solide, patologji. Prej tyre, 322 raste janë me kancer të gjirit, 180 me kancer të mushkërive, 312 me kancer gastrointestinal, 350 me kancer urogjinetal-gjenkologjik, si dhe me kancer në kokë-qafë, inde të buta dhe të tjera 162 raste.