• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

U mbajt takim me disa drejtorë tê zgjedhur në klinikat e QKUK-së

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me Kryesuesen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe anëtarët e Bordit Drejtues, kanë mbajtur një takim me disa nga drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur së fundmi.

Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e punëve në klinika dhe për avancimin dhe ngritjen e mëtejme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Drejtorët e zgjedhur të klinikave janë: Dr. Violeta Grajqevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë Dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë Dr. Hajriz Rudari, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare Dr. Mergime Prekazi- Loxha, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale Dr. Greta Lila, drejtoreshë e shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike Dr. Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Dr. Hajrie Ismajli, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë Dr. Mimoza Bërbatovci- Ukimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë Dr. Shpend Haxhibeqiri, drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike Dr. Valbona Krasniqi, drejtoreshë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Dr. Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Syve Dr. Gani Jashanica, drejtor i Klinikës së Ortopedisë

Fotografite e bashkangjitura