• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Spitali i Ferizajt, pajisjet me Mamograf

Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të pëegjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.

Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë. ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it. Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë.

Fotografite e bashkangjitura